Home » Lajme, Vendore » Sot një grup i aktivistëve të rinisë së “Vatrës” i kryesuar nga Kushtrim Kadriu, zhvilloi një vizitë pune në komunën e Bujanocit

Sot një grup i aktivistëve të rinisë së “Vatrës” i kryesuar nga Kushtrim Kadriu, zhvilloi një vizitë pune në komunën e Bujanocit

NJOFTIM

Sot, më datë 20 korrik 2012 një grup i aktivistëve të rinisë së  “Vatrës”  i kryesuar nga Kushtrim Kadriu,  zhvilloi një vizitë  pune në komunën e Bujanocit. Ku dhe u promovua kampanjën ‘’Fituam së Bashku tani Qeverisni ju së Bashku”. Qëllimi primarë i kësaj vizite ishte takimi me forumet rinore të partive politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc.

Rinia e “Vatrës”, pas angazhimit të saj,  e kënaqur me daljen e qytetarëve në votim për zgjedhjet lokale të  6 majit 2012 dhe me rezultatin e arritur në komunën e Bujanocit, por e pakënaqur me formimin e koalicionit qeverisës, mendon se është mirë të vazhdohet edhe më tutje kjo kampanjë për tua rikujtuar të gjithëve (çdo shqiptari), si në Kosovën Lindore, Drenicë, Dukagjin, Shqipëri  e Çamëri  se e kanë obligim të bëjnë gjëra të mira dhe të punojnë për qytetarët e Kosovës  Lindore, se është një detyrë e shenjtë dhe obligim i përgjithshëm kombëtar, pasi që popullit shqiptar të Kosovës Lindore i mungon liria.

 

Për ne është e pa pranueshme që pas fitores së 30 këshilltarëve shqiptarë për Asamblenë Komunale të Bujanocit, që është shumicë absolute, t’i jepet pushteti pakicës serbe, t’i jepet atyre që nuk kanë marrë vota. Rrallë e hiç, nuk ndodh kjo në vendet demokratike.

Nuk mund t’i kuptojmë politikanet shqiptarë të komunës së Bujanocit  se si kanë mundur tua japin qeverisjen komunale partive serbe, kur nuk ka qenë nevoja, kur ata me votën e qytetarëve të vet kanë mbetur jashtë qeverisjes komunale!

Si është  e mundur të bashkohen me serbet  e t’i bëjnë pozitë, kur ata i ka lënë vota në opozitë? Si kanë mundësi  të bashkëpunoje me ta më lehtë  se me vllain?

Për të vendosur një çështje kaq të madhe për komunën e Bujanocit, është dashur të marrin mësim, së paku nga bashkëpunimi i liderëve kundërshtarë politikë në Kosovë  e Shqipëri”- Thaçin e Rugovën, Metën e Berishën etj. Ata disa herë bëheshin e janë bërë bashkë për interesa të përgjithshme, janë bashkuar dhe kanë, e po qeverisin bashkë duke u ngritur mbi interesat personale.

Kështu del pyetja: pse politikanët e komunës se vogël të Bujanocit nuk bëhen bashkë?

Ne, nga Gjilani e mbarë Kosova u munduam aq sa mundëm t’i  mobilizojmë votuesit shqiptarë për të dal në votime, dhe kjo u arrit. Votuesit shqiptarë të gjithë e kanë qitë votën për liderët shqiptarë, por kuvendi i Bujanocit duke pas lider inatçor i prunë serbet në qeveri komunale!?

Prandaj ne, po e vazhdojmë këtë kampanje me rininë e komunës së Bujanocit, ku në takimin me ta, kërkuam që të iniciojnë ndryshime, të bëjnë presion tek partitë  e veta qe të fillojnë unifikimin në komunën e Bujanocit, sepse ndryshimet e mëdha dhe të mira gjithnjë fillojnë nga rinia.

Ne, duam të instalojmë  një politike të mirëfilltë dhe vëllazërore te këta të rinj, të cilët në të ardhmen të udhëheqin me paritë e tyre me ide të reja, koncept  të ri, tolerancë e dashuri ndaj atdheut  dhe popullit, e jo të trashëgojnë politikën e keqe të liderëve që sot ka Kosova Lindore

Të bashkohemi gjithsesi, sepse gjithë jemi vëllezër të një nëne që quhet nënë Shqipëri.

Pra, ne si rini e shoqatës “Vatra”  jemi shumë të interesuar që të kemi një kordinim të punëve  me rininë në përgjithësi, në Bujanoc.

 

Njofton:Kushtrim KADRIU-Anëtarë i kryesisë “Vatrës”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch