Home » Lajme » Sot parakalim i FSK-së për Ditën e Pavarësisë

Sot parakalim i FSK-së për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt – Kosova sot feston katërvjetorin e pavarësisë. Prishtina me flamuj shtetërorë dhe me dekorime të ë tjera ka veshur petkun e festës që nga 16 shkurti në mbrëmje . Sheshi Nënë Tereze është bërë gati për parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë të Kosovës, që nis sot në orën 11.

Qytetarëve në Shesh pritet t’iu drejtohen kryetarja e vendit Atifete Jajhaga dhe kryeministrit i Kosovës Hashim Thaçi. Ata mbrëmë, bashkë me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës  me rastin e e katërvjetorit të pavarësisë, uruan qytetarë e Kosovës dhe folën për rezultate e vendit në këto vite pavarësie.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga gjatë ditës sotme pritet të vendosë kurora lulesh para varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Më pastaj, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe para shtatores së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti. Jahjaga do ta vizitojë edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, ndërsa më pas edhe Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të bëjë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Kosova deri tash është njohur nga 86 vende, pa përfshirë këtu Nigerinë, që ende nuk ka konfirmuar me notë verbale njohjen, por që autoritetet kosovare thonë se kjo është një çështje e kryer. Haiti është shteti i fundit që ka konfirmuar njohjen.

Ndërkaq, janë pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk ia njohin shtetësinë Kosovës.

Kosova dhe Serbia prej pranverës së vjetshme janë duke dialoguar në Bruksel për çështje teknike. Janë dakorduar për disa çështje, por procesi ka ngecur prej kohësh te tema që mëton t’i japë zgjidhje emrit me të cilin duhet përfaqësuar Kosova në nisma rajonale.

Zyrtarë të lartë të vendit kanë thënë se nga një “veri” e kanë pasur edhe vendet e tjera që kanë shpallur pavarësinë, por që problemi është tejkaluar. Një gjë të këtillë e beson edhe në rastin e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch