Home » Histori, Lajme, Ndërkombëtare » SOT PËKUJTOJMË SAKRIFICËN E NJË DITE TË MADHE

SOT PËKUJTOJMË SAKRIFICËN E NJË DITE TË MADHE

Nga Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit, Amerikë.

Para 22 vjetësh, në Prekaz Adem Jashari dhe Jasharajt tjerë në luftë kundër forcave ushtrake serbe, vendosën themelet e lirisë në Kosovë. Qendresa dhe sakrifica e Jasharajve dhe e pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, i teguan botës se liria është më e shtrenjtë se sa vetë jeta. Pas kësaj qëndrese heroike, radhët e UÇK-së u shumëfishuan në tërë Kosovën, në luftë kundër forcave armike serbe deri në çlirimin përfundimtar.
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare, zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike, duke parë sakrificën e popullit tonë për liri.
Sot kemi ushtrinë, e cila është e përkushtuar të anëtarsohet në NATO dhe të mbrojë kufinjtë e shtetit tonë bashkë me paqen në rajon.
E përkujtojmë me krenari këtë ditë të madhe historike dhe gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre, që sot gëzojmë lirinë dhe shtetin tonë demokratik.


New York, 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch