Home » Lajme, Vendore » Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme në Preshevë

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme në Preshevë

Sot, Komuna e Preshevës mbanë zgjedhjet e parakohshme për qeverisje lokale, ku qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin 38 përfaqësuesit e tyre të Kuvendit Komunal të kësaj komune.

Sipas statistikave Komuna e Preshevës ka 41.600 votues të cilët do të zgjedhin subjektin e tyre të preferuar nga shtatë subjekte politike sa garojnë në këto zgjedhje lokale.

Presheva numëron 38 vendvotime. Në këto zgjedhje garojnë gjashtë partisubjekte politike shqiptare dhe një koalicion i përbërë nga tetë subjekte politike serbe.

Për të parin e komunës në garë janë:

Ardita Sinani nga Partisë për Veprim Demokratik (PVD);

Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma (LR);

Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim (APN);

Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH);

Naser Azizi nga Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe

Armend Aliu nga Alternativa Demokratike Shqiptare (ADSH).

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Preshevës u shpërnda në dhjetor të vitit 2020, pas prishjes së koalicionit APN-LR..

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch