Home » Lajme, Vendore » SOT SHKOLLAT SHQIPE BOJKOTUAN MËSIMIN E ORËS SË PARË

SOT SHKOLLAT SHQIPE BOJKOTUAN MËSIMIN E ORËS SË PARË

Ftesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivit të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës për bojkotimin mësimit në orën e parë, për dy ndërrimet iu janë përgjigjur të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Bojkotimi i orës së parë të mësimit në shkollat me mësim në gjuhën shqipe është shprehje e revoltës, protestës për mungesën e teksteve shkollore e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Serbisë dhe ligjet e saj në fuqi. Në Luginën e Preshevë procesi edukativo-arsimor zhvillohet pa tekste mësimore si mjeti bazë për zhvillimin e mësimi në mënyr të rregullt. Që nga 10 shtatori i këtij viti në terminal doganor në Preshevë mbahen 103.222  tekste mësimore për shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe si donacion i Republikës së Kosovës.

Edhe përkundër të agazhimve dhe takimeve të shumta për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme dhe komplekse. Pra, të drejtës elementare që nxënësit shqiptarë të jenë të barabartë me moshtarët gjithlandej dhe të drejtat që garantohen nga aktet më të larta ndërkombëtare. Nuk ka pas gadishmëri institucionale dhe vullnet politikë që në mënyr serioze të zgjidhet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe e aq më pak për lirimin e teksteve nga terminali doganor.

Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivit të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe të Luginën e Preshevës do të rishqyrtojnë situatën e krijuar me bojkotin e orës së parë në gjitha shkollat shqipe. Ndërkaq, kërkesa jonë për tekstet mësimore të hasë në mirëkuptim që mos të radikalizohen masat aq sa të dalin në protesta gjithëpopullore apo edhe në masa të tjera demokratike.

Vlen të theksohet se nga takimi i mbajtur më 24.10.2015 në mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivit të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, ku është shqyrtuar situata e krijuar rreth teksteve mësimore për shkolla fillore, është vendosur që sot të bojotohet mësimi në orën e parë në dy ndrrimet në shenjë proteste për mungesën e teksteve shkollore.

 

Bujanoc, 27.10.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 27.10.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch