Home » Lajme, Ndërkombëtare » Sot vazhdimi i bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes Kosovë – Serbi

Sot vazhdimi i bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes Kosovë – Serbi

Bruksel, 7 maj – Ekipet negociuese Beograd – Prishtinë do të takohen sot në Bruksel në përpjekje që të arrijnë pajtim për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh Kosovë – Serbi që u parafua në muajin e shkuar, kumtohet nga selia e Bashkimit Evropian.

”Presim që ekipet para dite të vazhdojnë bisedat”  ka thënë gazetarëve Maja Kocijançia, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Catherien Ashton.

Ekipin e Kosovës e udhëheq zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e në të marrin pjesë koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit. Ekipin serb e udhëheq  këshilltari i kryetari serb Marko Gjuriq. Komisioni Evropian përfaqësohet nga drejtori për zgjerim Fernando Gentilini.

Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes mbajtur para dy javësh kishte dështuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch