Home » Lajme, Rajonale » Spahiu: Flamuri drejt Kosovës, kjo ëndrra e Ismail Qemalit

Spahiu: Flamuri drejt Kosovës, kjo ëndrra e Ismail Qemalit

Qindra aktivistë të Alanca Kuq e Zi kanë mësyrë sot në rrugët e Vlorës. Në orën 11:00 në Sheshin e Flamurit i zhvillua një tubim nga aktivistët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Spahiu ka sulmuar politikën shqiptare duke e akuzuar për mosvazhdim të rrugës së paraardhësve të tyre.

“Ëndrra dhe aspirata e shqipëtarëve për bashkim kombëtar po përdhoset nga politika shqiptare që po hedh në treg territoret e saj. Kush kryeministër në Shqipëri ka qenë si Luigj Gurakuqi?, tha Spahiu.

Më tej Spahiu theksoi se AK do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Prishtinë duke bashkuar të gjithë shqiptarët Kuq e Zi dhe injoruar çdo flamur politik që tenton të çkombëtarizojë popullin shqiptar. Kreshnik Spahiu tha se keshtu do të realizohet ëndrra e vërtetë e Ismail Qemalit, rrugëtimi i flamurit drejt Kosovës duke marre fund keshtu ata qe shkaterruan Shqiperine.

“Në këta 99 vjet ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipërisë i bëjnë të 99-tat shqiptarëve. Nuk vazhduan ëndrrën e Ismail Qemalit, kemi kudo shqiptarë që vriten, qeveritare që luajnë kumar, piramida, mafja çka na lë të fundit në Europë. Nuk ishte kjo ëndrra e Ismail Qemalit. Ne jemi sot në këtë rrugëtim. Flamuri kuq e zi nga sot deri në 28 Nëntor 2012 do rrugëtoje drejt Prishtinës. Viti 2012, fundi e ëndrrës së atyre që shkatërruan ëndrrën e shqiptarëve”

Manifestimi madhështor u be me rastin e Shpalljes së Pavarësisë se Shqiperise 99 vjet më parë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch