Home » Lajme, Opinione » Spartak Ngjela: A do të shkarkohet?

Spartak Ngjela: A do të shkarkohet?

Spartak Ngjela del me deklaratë ‘bombë’, zbulon çfarë pritet të ndodhë pas vendimit të papritur të Ilir Metës

Në një vendim të papritur, Presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin e firmosur prej tij, duke shfuqizuar 30 qershorin 2019, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore për kryebashkiakët e rinj. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve.

Pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i ashpër i avokatit Spartak Ngjela.

Postimi i plotë

Çdo të bëjë Parlamenti i Shqipërisë: do ta çojë Presidentin Meta në ekspertizë psikiatrike; apo do ta shkarkojë me 2/3 e votave?
Mos harroni: Shqipëria është republikë parlamentare, nuk është republikë presidenciale.

Dekreti i shfuqizuar nga ai President që e ka lëshuar më parë atë dekret, për ditën e zgjedhjeve, është marrëzi.
Do të dijë ta analizojë maxhoranca aktuale?
Po Uashingtoni dhe Brukseli, çdo të thonë?
Shkarkimi është më i drejti akt juridik.

Ku do të ankohet Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese?

Ka një gjykatë. Është Gjykata e Strazburgut. 
Prandaj Ilir Metës, pas shkarkimit të tij, i mbetet t’i drejtohet Gjykatës së Strazburgut. 
Shqipëria është anëtare në pranimin e asaj Gjykate. Për Shqipërinë, në funksion të të drejrave të njeriut, ajo është Gjykata më e lartë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch