Home » Lajme » Speciale: Çfarë mësuam nga dita e parë në Premier League

Speciale: Çfarë mësuam nga dita e parë në Premier League

Hasan Hasani

Dita e parë e Premier League sa i përket sezonit të ri 2011-12 na ka sjellur plotë të reja dhe disa gjërat që i kemi mësuar për rrjedhën e këtij kampionati deri në fund.

 

Ndeshjet e para për sezonin e ri që u zhvilluan shumë nuk na kanë sjellur shumë gola përpos ndeshja ndërmjet QPR dhe Bolton e cila përfundoi me fitore të lartë të mysafirëve me rezultat 0-4. Blackburni është mposhtur në shtëpi nga Wolves me rezultat 1-2, Fulhami ka barazuar pa gola me Sunderlandin ndërsa edhe Wigani është ndalur në barazim nga Norwich me rezultat 1-1.

 

 

 

 

 

 

 

 

Dy ndeshjet që kanë ra më shumë në sy për këtë javë ishin ato ndërmjet Liverpoolit – Sunderlandit dhe Newcastle – Arsenal. Liverpool dhe Arsenal konsiderohen si kandidatë kryesor për të fituar titullin e Premier League për këtë sezon por ndeshja hapëse e tyre për sezonin e ri e zbehë paksa këtë mendim. Liverpooli është ndalur midis Anfieldit në barazim me rezultat 1-1 edhe pse gjatë gjithë kohës The Reds e dominoun ndeshjen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe Arsenali ka barazuar por me rezultat 0-0. Gunners nuk e rrezikuan pothuajse asnjëherë të vetme portën e vendasve ndërsa i tërë takimi ishte tepër i dobët me shumë pak raste për shënim ku ta kujtonte ndeshjen Bari – Lecce. Nga kjo javë kemi mësuar se padyshim Premier League është liga ku ka më shumë konkurencë dhe se këtu nuk ekziston klubi i vogël apo klub i dobët, ndërsa këtë gjë e vërtetuan më mirë edhe kundërshtarët e Arsenalit dhe Liverpoolit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Në krahasim me La Ligan ku Reali dhe Barcelona barazojnë shumë pak gjatë tërë sezonin me klubet e ‘vogla’ një gjë e njëjtë nuk mund të thuhet për gjigantët e Premier League të cilët po kanë shumë vështirësi të shkatërrojnë ekipin kundërshtar edhe pse ai është më i dobët. Sidoqoftë, kjo është vetëm java e parë e Premier League ndërsa deri në fund të saj ka edhe mëse 30 ndeshje por pavarësisht kësaj këto pikë të humbura të Arsenalit dhe Liverpoolit mund t’i kushtojnë secilës skuadër në fund të kampionatit pasi gara për titull këtë herë do të jetë tepër e nxehtë duke parë kualitetin e klubeve angleze.

 

 

 

 

 

Zwar haben sie oft navigieren Sie zu dieser Web-Seite ein gespr, wie der jeweilige kunde die vorlage nutzen wird, allerdings verfolgen sie das nicht

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch