Home » Lajme » Spjegimet në lidhje me kuotat dhe formulari i kerkesës për aplikim në Universitetin e Tiranës

Spjegimet në lidhje me kuotat dhe formulari i kerkesës për aplikim në Universitetin e Tiranës

 

Kerkese aplikimi

 

 

 

 

 

Për arsye të zhvillimit normal të procesit të mësimdhënies dhe ndjekjes së rregullt të aktivitetit didaktik, këtë vit nuk do të pranohen aplikime jashtë afateve të parashikuara, pra kandidatët duhet të aplikojnë brenda datës 10 shtator 2014 ndërsa për ata që aplikojnë në programe studimi për të cilat është parashikuar konkurs pranimi, brenda orës 12.00 të datës 28 gusht 2014.

Kandidatët duhet të aplikojnë në programet e studimit për të cilat janë akorduar kuota. Nëse ka kandidatë që preferojnë programe studimi për të cilat nuk janë akorduar kuota, ata janë të lirë të aplikojnë dhe nëse do të ketë kuota të paplotësuara në programe studimi për të cilat janë akorduar kuota, do të shikohet mundësia e akordimit të kuotave në programin e studimit të kërkuar, por kjo nuk mund të garantohet apriori, prandaj sugjerojmë që kandidatët të aplikojnë në programet e studimit ku janë akorduar kuotat. Gjithsesi, edhe në procesin e rishpërndarjes së kuotave do të merren parasysh vetëm aplikimet që do të kryhen brenda afateve të sipërpërmendura.

Kandidatët e interesuar, materialet bashkelidhur do të mund t’i gjejnë dhe në faqen web të MAS  www.arsimi.gov.al

————————————–

Kontaktet e fundit elektronike të Ministrisë  se Arsimit Shqiptarë dhe kryetarit të Preshevës z. Mustafa:

 

Mustafa – E nderuara Znj. Adriana,

 

Bashkëngjitur do të gjeni deklarimet e kandidatëve potencial për regjistrim në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit të Tiranës. Këtë po ua nis me qëllim të informit tuaj lidhur me konkurencën. Meqenëse ka më shumë të interesuar se që ka kuota të lejuara në fakultetet më të kërkuar si bie fjala mjekësi e stomatologji atëher pas testimit sipas udhëzimit të ministres Lindita Nikolla duhet të krijoni mundësi për regjistrim në ndonjë fakultet tjetër para fillimit të vitit shkollorë.

Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin,

 

Shumë përshëndetje nga Presheva

 

Kryetari, Ragmi  MUSTAFA

————————————–

 

Znj. Adriana BERBERI – I nderuar  Z. Mustafa

Ju faleminderit per gjithe sa me informoni.

E rendesishme eshte qe ne ne vijim edhe te sugjerimeve te ardhura nga ju, adresuam konkursin dhe konkurimin per deget qe ka me shume kandidate se sa kuota.

E rendesishme eshte qe te gjithe kandidatet te njihen me udhezimet dhe mbi te gjitha te zbatojne afatet dhe procedure e aplikimit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit do ta ndjeke kete peroces nga afer dhe ne bashkepunim edhe me ju.

 

Ju uroj gjithe te mirat.

Pershendetje

Adriana BERBERI
Drejtor Kabineti

Adriana BERBERI
Drejtor Kabineti

 

Ministria e Arsimit dhe Sporteve
Rr. “Durrësit”, Nr. 23
Tirana, Albania

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch