Berisha & Meta dy batakçinjë që për tre dekada në pushtet kidnapuan Bektashizmin!

Read Time:3 Minute, 53 Second

Kryefjalë dhe kallëzues të këtij opinioni kam zgjedhur dy ateistë, dy sherbëtor të diktaturës, njëri komunist e tjetri spiun, fuks, dy kameleon që kaluan ylberin, grabitën historinë e u konvertuan në demokratë, “misionarë” të demokracisë dhe “besimtarë” “bektashinjë”, në fakt batakçinjë Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Këta batakçinjë që u “digjet” shpirti për Bektashizmin në vend që të institucionalizonin Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në kohën e qëndrimit të tyre në pushtet duke inicuar në Parlamentin e Shqipërisë votimin për ti dhënë statusin e njëjtë me komunitetet e tjera fetare sepse e kishin mundësinë, bënë të kundërtën e kidnapuan duke e lenë si OJQ dhe e shfrytëzuan për tridhjetë vite për interesat e tyre utilitare.

Berisha dhe Meta kanë patur funksionet më të rëndësishme të Shtetit Shqiptar (i pari President dhe dy herë Kryeministër ndërsa i dyti Kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe President) dhe kanë patur mundësi për ti dhënë Bektashizmit statusin e barabartë me komunitetet e tjera fetare por nuk kanë dashur.

Ky binom nëpërmjet pushtetit jo vetëm ka pushtuar shtetin dhe ka grabitur pasuritë kombëtare, por ua ka grabitur shqiptarëve edhe avenirin e jetës dhe ua ka hipotekuar edhe besimin e konkretisht Bektashizmin.

E theksova Bektashizmin sepse Bektashizmi dhe Kombi Shqiptar janë binom i pandashëm të lidhur si nyja gordiane.

Ideologët e Rilindjes Kombëtare janë edhe ideologë të Bektashizmit.

Sllogani i Bektashizmit:

“Pa Atdhe nuk ka fe” është shpirti i kombit.

Natyrshëm shtrohet pyetja:

Çfarë kanë bërë batakçitë Berisha & Meta për besimin, demokracinë dhe kombin?!

Është krejt thjesht për tu përgjigjur.

Studenti Sali Berisha që prishi kisha e xhamia, teqe e tyrbe ashtu si kolegu i tij foltorist Tritan Shehu kur erdhi në pushtet nuk bëri asgjë për Shkelzenin, Pashtrikun (Baba Pashtrikun), (pa shtriga), sipas rilindasit me përmasa europiane Pjetër Bogdanit dhe Krujën ku misionari Sari Salltiku i dërguari i Haxhi Bektash Veliut ushtroj aktivitetin e tij në fillimin e shekullit të 14-të, ndërsa Ilir Meta (Metaj) e mbajti peng Tempullin e lashtë të Dodonës, Malin Zot, Baba Tomorrin duke imponuar me anë të pushtetit përjashtimin e Shkelzenit, Pashtrikut, Krujës nga pelegrinazhet e përvitshme të bektashinjëve.

Sari Salltiku pati ardhur nga Bosnja dhe zuri atëkohë vend në Shkelzen (Shkëlqen), (Shkel+zën), është zhvendosur në Pashtrik për tu vendosur përfundimisht në Krujë.

Bektashiu Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) betejën e fundit me turqit ku i mundi keqas e zhvilloi pikërisht në Sari Salltik në Krujë.

E bëra këtë deduksion sepse bektashinjtë janë Euro-Atlantikë, janë me SHBA-në, sepse kur besimi ishte i ndaluar në Shqipëri Sali Berisha ishte funksionar i PPSH-së dhe Meta me gjasë spiun i sigurimit të diktaturës komuniste kurse Amerika tash 100 vjet avokatja dhe aleatja tradicionale e Kombit Shqiptar dhe mbështetësja kryesore e demokracisë së brishtë shqiptare e cila institucionalizoj besimin në Zot.

Berisha & Meta grabitën lëvizjen studentore dhe dhe mbërthyen si oktapod e mbajtën peng demokracinë shqiptare e institucionet fetare për tre dekada duke krijuar trekëndëshin e Bermudës që kidnapoj krejt sistemin dhe konstruktoj regjimin neodiktatorial.

Për kombin batakçinjtë kur kanë qenë në opozitë kënë bërë deklerata të forta nacionaliste por sa herë kanë qenë në pushtet i kanë harruar dekleratat e veta.

Dje nongrata Sali Berisha tinzisht duke shfrytëzuar një klerik lokal grabiti ceremoninë e inagurimit të Teqes së Bulqizës për të kundërvënë klerikët dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit me aleatin tonë tradicional SHBA-në si hakmarrje për nongratën e tij.

Binomi Berisha & Meta duhet të reagonin, por heshtën për tentativën e skizmës (ndarjes) së Teqes së Harabatit në Tetovë nga një grusht besimtarësh bektashianë të nxitur nga qarqet maqedonase por që në fakt dështuan pa ia arritur qëllimit.

Si besimtar’ bektashian, si kryetar i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, si kordinator i posaçëm politik për artin, kulturën dhe traditën kombëtare i kryetarit ligjor të PDSH-së z Lulzim Basha ftoj Kryegjyshin Botëror Edmond Brahimaj të mbajë qëndrim publik për Teqenë e Bulqizës.

Bektashizmi e Kryegjyshata Botërore nuk kanë asnjë lidhje me nongratën Sali Berisha.

Sigurisht që pas viteve 90-të shumë emisarë të PPSH-së dhe të sigurimit të shtetit të diktaturës komuniste hoxhiste që kishte shpallë Shqipërinë shtet laik invaduan institucionet fetare dhe i mbajtën peng ato për tre dekada.

Meqenëse në parlament do të shkojë projekligji i dekomunistizimit, despiunizimit e që do të shënojë fundin e tranzicionit dhe ndarjen me neodiktaturën patjetër që duhet të përfshihen edhe drejtuesit e komuniteteve fetare të cilët kanë një peshë të madhe në shoqëri.

Drejtuesit e komuniteteve fetare duhet të jenë me dinjitet e integritet dhe jo me pavarësi të humbur dhe dritëhije që do ti shndërrojë vasal të pushtetit siç ka ndodhur në këto tre dekada.

Po e përfundoj këtë reagim duke perifrazuar Migjenin:

“Të çelen Arkapijat”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post SHËN TEREZA E SHQIPTARËVE – APOSTULLI MODERN I DITËVE TONA
Next post Lajçak ia kujton Vuçiqit: Të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen