Komandanti i trupave amerikane në Kosovë: Jemi të gatshëm ta mbrojmë Kosovën nga dhuna në veri

Read Time:1 Minute, 40 Second

Komandanti i trupave paqeruajtëse amerikane në Kosovë tha se forcat e vendit të tij janë të pajisura dhe të gatshme për të parandaluar çdo dhunë në veriun e Kosovës. NATO ka përforcuar praninë e saj në Kosovë me 1,000 trupa të tjerë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.

Disa nga ushtarët amerikanë janë të vendosur në kampin ‘Nothing Hill’ afër qytetit të Leposaviqit, në veri të Kosovës dhe patrullojnë rrugët që lidhin Kosovën me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje dhe jemi të përgatitur mirë, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të reaguar ndaj çdo gjëje që mund të ndodhë këtu. Unë jam i sigurt për këtë”, thotë Koloneli Ross Walker, Komandant i trupave amerikane në Kosovë.

Ushtarët amerikanë parkojnë kamionët e tyre të bardhë, që nuk janë të blinduar, afër kufirit me Serbinë dhe më pas ecin pranë hekurave metalike që deri vonë mbanin tabela që sinjalizonin vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se çelësi për këtë është dialogu paqësor. Edhe pse jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje, dëshira jonë është që t’i bëjmë gjithmonë gjërat përmes një dialogu kundër çdo lloj dhune”, thotë Koloneli amerikan, Ross Walker.

“Ne vijmë këtu mjaft shpesh. Nuk mund të flas për ndonjë hollësi për atë që kemi, ose nuk kemi parë, por nëse vërejmë diçka, informacioni u kalohet organeve të rendit vendas”, thotë Togeri i ushtrisë amerikane në Kosovë, Mcveigh.

NATO është përforcuar në Kosovë me 1,000 trupa shtesë pas dhunës që shpërtheu shtatorin e kaluar, gjatë së cilës një polic u vra në një shkëmbim zjarri midis policisë së Kosovës dhe personave të armatosur që hynë nga Serbia.
Diplomatët perëndimorë dhe disa analistë paralajmërojnë se tensionet më të fundit rreth vendimit të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb mund të nxisin më tej tensionet në veri.

VOA

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Blinken për raportin Kosovë – Serbi: Dialogu, shtegu i vetëm i duhur
Next post LIRIA FJALË E SHENJTË – ARGJIRA Ukimeri