Real Madridi mposht Barcelonën, me rezultat 3-1
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona u përballen në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni në kuadër të La Ligës.
Skuadra e Carlo Ancelottit u shfaq ekip më i mirë se katalonasit, sidomos në pjesën e parë, kur edhe shënuan dy gola përmes Karim Benzema (12’) dhe Valverde (35’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Lojë mjaft interesante është luajtur edhe në fraksionin e dytë. Skuadra e Xavit më të gjitha forcat e kërkonte rrugën e golit, të cilin e gjetën me rezervistin Ferran Torres (83’).
Dhe kur pritej një finish dramatik, pasi Barcelona bënte presion të madh drejt portës madrilene, vjen goli i Realit përmes Rodrygo (90+1’), i cili shënoi nga penalltia duke i dhënë goditjen e fundit Barcelonës në këtë supersfidë.
Përfundimisht Reali mund Barçën dhe merr kreun e tabelës me 25 pikë të tubuara, tri më shumë së Barcelona.
Më shumë storie
Boksierja Donjeta Sadiku, kualifikohet në “LO Paris 2024”
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Boksierja jonë siguroi kualifikimin pasi sot...
Kualifikimi i U18 të hendbollit në Botëror, motiv i madh për të gjitha sportet
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll në konkurrencën e fermave, tashmë është kthyer nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku të dielën...
Historike, U18 e Kosovës në hendboll kualifikohet në Kampionatin Botëror
Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që do mbahet në gusht në Kinë. Në ndeshjen...
Akil Gjakova fiton Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian
Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë. Xhudisti kosovar ka arritur...
Ballkani e ka përfunduar aventurën evropiane
Skuadra kampione kosovare ka humbur ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Conference League. Në mbrëmjen e të enjtes...
Sonte Dinamo Zagreb – Ballkani, formacionet
Dinamo Zagreb dhe Ballkani takohen sonte në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Conference League. Ballkani zhvillon sonte...
Average Rating