Home » Lajme » Sporti 23.05.2011

Sporti 23.05.2011

Carlo Ancelotti nuk është më trajner i skuadrës së Chelseat- thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Blutë.Pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesit e klubit vendosën që t’i ndajnë rrugët me trajnerin italian.“Klubi futbollistik Chelsea konfirmon se nga sot (e diel) klubi e ka ndërprerë bashkëpunimin me Carlo Ancelottin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Chelsea.Blutë e kanë falënderuar trajnerin për punën e deritashme, mirëpo kanë shpjeguar se mossuksesi i skuadrës i ka detyruar ata që ta shkarkojnë Ancelottin.

 ——————————————-

Përkundër barazimit pa gola ndaj Milanit, Udinese ka siguruar pozitën e katërt në tabelën e Serie A falë golaverazhit më të mirë se Lazio.Java e fundit e Kampionatit italian ishte vendimtare për pozitën e katërt, për të cilën ishin në garë Udinese dhe Lazio.Edhe pse kryeqytetasit shënuan fitore prej 4-2 si mysafir të Lecces, ata nuk arritën të sigurojnë Ligën e Kampionëve, pasi që me pikë të barabarta kualifikohet Udinese.Ndërkohë, me rezultat prej 3-1, Roma e ka mposhtur Sampdorian për të siguruar pozitën e gjashtë në Serie A.Nga ana tjetër, me barazim prej 2-2 ndaj Napolit, Juventusi e ka mbyllur me barazim këtë sezon zhgënjyes.Pas xhiros së fundit të Kampionatit italian, kampioni Milan, së bashku me Interin dhe Napolin, kualifikohen direkt në Ligën e Kampionëve, derisa Udinese do të kërkojë kualifikimin për fazën grupore.Lazio dhe Roma do të luajnë në Europa League, kurse Juventusi është jashtë Evrope.

——————————————

Shoqata e Bjeshkatarëve  “Ostrovica” në Preshevë, njofton anëtarët e vet se më 28 dhe 29 maj 2011, organozohet aksioni me karakter ndërkombëtar për pushtimin e majes së Lubotenit, në lartësi prej 2747 metra, të cilin e organizon Klubi i Bjeshkatarëve “Luboteni” nga Tetova.

Të interesuarit pjesëmarrjen e tyre mund ta paraqesin në zyrën e avokatit Stojadin Ivanoviq, në rrugën Mareshal Tita numër 46, prej orës 08-12, me çrast duhet paguar nga 10 euro për udhëtim. Afati i fundit është më 27 maj, 2011 në ora 12. Për informata më të hollësishme mund të paraqiteni në telefonin: 064 – 306 – 21 – 98

 RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch