Home » Sport » Sportisët e Shqipërisë, Preshevës dhe Serbisë, këtë fundjavë janë ngjitur në Malin e Dajtit

Sportisët e Shqipërisë, Preshevës dhe Serbisë, këtë fundjavë janë ngjitur në Malin e Dajtit

RTP-LogoDashuria për natyrën e malin bashkon popujt e nxjerr në pah anën humane, solidare, respektin për veten sikurse edhe për të tjerët. Kjo ka ndodhur me sportist të Shqipërisë, Preshevës dhe Serbisë, të cilët, këtë fundjavë kanë ngjitur Malin e Dajtit. Në këtë aktivitetet të përbashkët, morën pjesë rreth 25 sportistë, anëtarë të Shoqatës Dajti Alpino-Turistik, nga Shoqata Ostrovica Preshevë dhe Kukavica, Serbi. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të dëshmonte faktin se sporti i alpinizmit kapërcen çdo kufi dhe konflikt. Sportistët e kanë nisur ngjitjen për në Malin e Dajtit, të dielën në oren 8:00, të shoqëruar me shi dhe erë të lehtë. Por kjo nuk e uli aspak ritmin e alpinistave të cilit ishin të vendosur të vazhdonin sipas planit. Në majë të Tujanit, u ngjitën rreth 20 veta. Kryetari i Shoqatës Dajti Alpino Turistik, Xhimi Begeja tha për ATSH-në se vlerësimet më të larta shkojnë për  dy të rinjtë,  Kushtrimin dhe Shpëtimin, përkatësisht 12 dhe 13 vjeç që sfiduan shiun, baltën, e lodhjen për të arritur në maje. Shoqata Dajti Alpino Turistike dhe një herë tjetër dëshmoi që vazhdon të jetë në elitën e sportit shqiptar, ku përveç ngjitjeve në majat e botës organizon aktivitete plot me mesazhe paqeje dhe dashurie për sportin e natyrën.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress