Home » Lajme, Vendore » Sqarim për opinion – Ose jam i involvuar në korrupsion ose jo, e treta nuk ekziston…

Sqarim për opinion – Ose jam i involvuar në korrupsion ose jo, e treta nuk ekziston…

Nexhat Behluli-Në një informacion të publikuar të enjten, më 12 qershor 2014 dhe pak sa i ndryshuar në përmbajtje më 13 Qrshor, në portalin Titulli.com me titull, Konkursi vazhdon në të “zezë”, larg syve të opinionit!… ndër të tjera është përmendur edhe emir im si dhe është postuar fotografia ime, ndërsa vet teksti ka qenë i sajuar në atë mënyrë që le të kuptohet qartë se edhe unë jam i përfshirë në aferë korruptive si dhe disa etiketimeve tjera.

-Meqenëse përveç që vi nga sektori privat, ku jam pronar i një kompanie private, në të njejtën kohë jam i angazhuar edhe në sektorin publik, konkretisht në Zyren për Zhvillim Ekonomik Lokal si kordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kështu që e kam parë si obligim që të reagoj ndaj pohimeve të paraqitura në tekstin e sipër përmednur dhe të njoftoj opinionin për diçka që mendoj se ka rëndësi.

-Në shoqëritë e civilizuara demokratike, në këso raste, është obligim të japësh llogari para opinionit, që rezulton me pranimin e veprës për çka akuzohesh në mënyrë publike, më pas paraqitjen e dorëheqjes dhe dhënien e përgjegjësisë para drejtësisë, ose je i shtrënguar të dëshmosh të kundërtën, poashtu përmes rrugës ligjore dhe kërkimit të përgjegjësisë nga dikush që je i akuzuar pa të drejtë. Pra, është me rëndësi që rasti të zbardhet deri në fundë përmes rrugës dhe mekanizmave ligjor dhe poashtu pa i përjashtuar edhe
zakonet tona shqipëtare për shkak se neve e kemi traditë se nuk mundesh ta akuzojsh askend për vjedhje pa i pasur edhe faktet, e aq më pak edhe publikisht.

-Por,me këtë rast, duke dashur që kjo të kuptohet si fazë e nisjes së procedurës juridike pran organeve të hetuesisë, shërbimi për krime ekonomike pran stacionit policor në Bujanoc dhe gjykatës kompetente. Për fillim duke e kompletuar dokumentacionin e nevojshëm, ate të datës 12 Qershor dhe tjetrin i cili ishte në formë të ndryshuar dhe më të zbutur të datës 13 Qershor, dhe duke e përkthyer të njejtin vetëm se shkurtimisht desha ti sqaroj opinionit se, jo që as nuk jam anëtarë i komisionit për ndarjen e mjeteve për OJQ që është temë në tekstin e portalit Titulli.com por as që e kam ditur se është shpallur një konkurs i tillë para se ta kisha lexuar po te portali titulli.com dhe çka është më me rëndësi se realizimi i këtij konkursi ishte
në fazën e marjes të formularve, paraqitjes të aplikacuioneve dhe shumë larg nga akti final i vendosjes të përzgjedhësve të përfituesve të mjeteve finansiare për çka është në kompetenca të komisionit përkatës të autorizuar.

-Andaj, sa për fillim, le të gjykoj opinioni se a është kjo korrupsion apo jo, kurse në ditët në vijim mbrojtësit e mi juridik do ta e kryejn punën e vet profesionale rreth këtij rasti për çka edhe opinioni do të jetë i njoftuar me kohë për epilogun përfundimtar!

Bujanoc, 13 qershor 2014

Nga Nexhat Behluli

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch