Home » Lajme » Stafan Fule: Barrikada në rrugë janë problem i madh e i pazgjidhur

Stafan Fule: Barrikada në rrugë janë problem i madh e i pazgjidhur

Ne duhet të shohim progres të mëtejshëm në këtë drejtim. Serbët në veri të Kosovës kanë të drejtë të promovojnë interesat e tyre dhe t’i shprehin shqetësimet, megjithatë, bllokimet paraqesin rrezik të përhershëm për përshkallëzimin e konfliktit dhe të dhunës, ka thënë Komisioneri evropian për Zgjerim, Stafan Fule. Kanë mbetur pak më shumë se një muaj që Serbia të përmbushë kushtet, të cilat i ka shtruar Këshilli i Evropës, për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Fule thotë se momentalisht rëndësi ka pjesëmarrja e Kosovës në forumet rajonale, zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun Beograd-Prishtinë dhe që EULEX-i të përmbush mandatin në tërë Kosovën. “Dialogu për përfaqësimin rajonal të Prishtinës ka avancuar dhe ne besojmë se kompromisi mund të arrihet. Puna është që të arrihet një marrëveshje praktike e që është reciprokisht e dobishme. Nuk dua të spekulojë se çfarë do të ndodhë në Këshillin e Evropës, mirëpo apeloj te të gjitha palët që të mos bëjnë kalkulime, por të bëjnë gjithçka që të arrihet marrëveshja”, ka thënë Fule për “Blic”. Barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë në veri të Kosovës, ndonëse largimin e tyre e ka kërkuar edhe presidentit i Serbisë, Boris Tadic. Fule përmend faktin se një barrikadë gjendet në vet territorin e Serbisë dhe se Beogradi e ka të gjithë pushtetin për ta larguar atë. “Bllokimi i rrugëve e ndalon lirin e lëvizjes dhe e pamundëson EULEX-in që të kryej detyrat e saj në veri të Kosovës. Kjo është kundër mandatit të cilin EULEX-it ia kanë dhënë 27 shtetet anëtare të BE-së.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch