Home » Lajme » Stankoviq: Bojkoti i shqiptarëve në regjistrim do të jetë një imazh i keq për Serbinë

Stankoviq: Bojkoti i shqiptarëve në regjistrim do të jetë një imazh i keq për Serbinë

Nëse shqiptarët nuk marrin pjesë në regjistrimin e popullatës, sipas Dejan Vuk Stankoviq, një analist politik, do të jetë një imazh i keq për Serbinë, një vend që synon të konsitutohet si shtet ku rrespektohen pakicat kombëtare.

“Më e keqja do të ishte nëse shteti i injoron ata, të thotë ne i kemi bërë të gjitha, dhe bëhet fjalë për problem teknik. Mirëpo, nëse nuk arrin ti regjistrojë, atherë kjo nuk është vetëm statistikë, por edhe politikë. Shqiptarët dërgojnë mesazh se nuk konsiderohen si pjesë e shtetit të Serbisë. Do të ishte gabim nëse shteti qëndron mënjanë, duhet të gjendet një zgjidhje. Politika joaktive nuk ka ndihmuar, kjo është parë si shembull në Kosovë. Bojkoti i shqiptarëve në Jug të Serbisë do të mund të na shkaktojë dëm të madh në vitet e ardhshme nëse kalojmë lehtë mbi situatën në të cilën një pakicë kombëtare mbyllet në vetvete, ndërsa shteti i injoron të gjitha. Askush nga kjo nuk do të përfitojë” ka thënë Stankoviq.

Ai thekson se duhet të jetë sa më racional dhe se Qeveria në Beograd duhet të bëj një hap përpara për të shmangur dramatizimin në mardhëniet me shqiptarët.

If you have suggestions, examples, or new ideas not mentioned in this post, please share in the comments below go to the service

One Response

  1. Francois thotë:

    Ju mitrovicali.com mir tha aj lesuxi ju lutem mos e largoni disa dite kete shkrim nga faqja e pare se e meriton te lexohet perdite se e pash e dhe diku tjeter.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch