Home » Lajme, Vendore » Stankoviq: Kërkesat e këshilltarëve shqiptarë të Luginës janë të papranueshme

Stankoviq: Kërkesat e këshilltarëve shqiptarë të Luginës janë të papranueshme

Kërkesat e këshilltarëve shqiptarë të 3 kuvendeve të nxjerra në seancën e 9 Marsit që kanë të bëjnë me masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, janë të papranueshme për kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq. Ai thotë se në të gjitha pjesët e Serbisë duhet të respektohen ligjet dhe kushtetuta, kurse pakicat kombëtare në kuadër të këtyre ligjeve duhet ti realizojnë të drejtat e tyre. Sipas tij dikush me aktivitete dhe takime që po mbajnë nuk janë duke i njoftuar organet shtetërore. Ai në këtë mënyrë iu referua seancës së fundit të Kuvendit të Luginës e cila në këtë seancë ka marrë edhe formë juridike.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ditë më parë patë deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për kërkesat e tyre dhe nuk kundërshton që në këto bisedime të marrë pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së. “Ne nuk do të negociojmë, por vetëm se do të bisedojmë, dhe mendojmë që bisedat janë zgjidhja më e mirë e të gjitha çështjeve” ka thënë Stankoviq./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch