Home » Lajme, Vendore » Stankoviq: Me rastin e seancës së këshilltarëve shqiptarë të Luginës ka thënë – “duhet të ndërpritet me tërheqjen e paraleleve me veriun e Kosovës”

Stankoviq: Me rastin e seancës së këshilltarëve shqiptarë të Luginës ka thënë – “duhet të ndërpritet me tërheqjen e paraleleve me veriun e Kosovës”

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, me rastin e seancës së këshilltarëve shqiptarë të Luginës, ka thënë se Qeveria e Serbisë është e angazhuar për të përmirësuar jetën në këtë pjesë të Serbisë përmes institucioneve dhe në përputhshmëri me ligjet, mirëpo ka theksuar se duhet të ndërpritet me tërheqjen e paraleleve me veriun e Kosovës. “Në këtë drejtim shqiptarët janë qytetarë të barabartë të këtij shteti – duhet të ndërpritet me tërheqjen e paraleles, pasi çdo herë që hapet çështja e veriut të Kosovës, nga jugu i Serbisë dëgjohen kërkesa të reja të liderëve shqiptar”, ka thënë Stankoviq në Beograd.

Ai ka theksuar se Serbia jugore dhe qendrore janë pjesë të pandashme të vendit dhe se për këtë nuk ka bisedime.

Sipas fjalëve të tij, këtë ia kanë thënë edhe ambasadorët e shteteve perëndimore dhe bashkësia ndërkombëtare, “si përgjigje në deklaratat nga Kosova përmes së cilave kërkohet të ndryshohet teza”.
Kuvendi i të gjithë këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilin e drejtoi kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc Shaip Kamberi, ka zgjedhur 11 anëtarë të kryesisë, rregulloren e punës dhe vendimin për përfaqësuesin e Kuvendit i cili duhet të ndërrohet çdo gjashtë muaj.

—————
Aleksandër Vulin: Shqiptarët në jug të Serbisë janë bashkatdhetarët e mi, ne jemi pjesë e të njëjtit vend dhe kjo është arsyeja pse unë nuk dua që asnjë qytetari të Serbisë t’i ndodhë ajo që po u ndodhë serbëve në Kosovë, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, në lidhje me kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që të kenë statusin e njëjtë si serbët në veri të Kosovës.

Ai deklaron se shqiptarëve “u dëshiron jetë më të mirë se të serbëve në Kosovë” dhe se “shpreson se serbët e Kosovës do të jetojnë si shqiptarët në jug të Serbisë”.“Shqiptarët nga Serbia e jugut u dëshiroj të jenë të kujdesshëm në atë që kërkojnë, sepse ajo lehtë mund t’ju realizohet. Vetëm ai që është qëllimkeq mund të dëshirojë të jetojë si serbët në Kosovë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch