Home » Lajme, Vendore » Stankoviq: Trupi Koordinues ka investuar më shumë se 70 milionë euro

Stankoviq: Trupi Koordinues ka investuar më shumë se 70 milionë euro

StankoviqPër 14 vite që kur është themeluar Trupi Koordinues për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shteti për infrastrukturën e këtyre komunave multietnike ka investuar më shumë se 70 milionë euro, ka deklaruar kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.
“Me ndërmjetsim të donatorëve të huaj, në zhvillimin e këtyre komunave janë investuar edhe 35 milionë euro, ndërsa këtë vit, shteti nëpërmjet këtij trupi ka siguruar 246 milionë dinarë, çka i bie një rritje prej 9% më shumë se në vitin e kaluar” ka thënë Stankoviq.
Stankoviq ka mohuar ekzistimin e problemeve politike, por shton se problemet do të zgjidhen prej muajit shtator nëpërmjet kërkesave të shqiptarëve që janë paraqitur në shtatë pika.
“Politika shtetërore që po aplikohet është e drejtuar në përmirësimin e situatës ekonomike. Në kontaktet e përditshme me vetqeverisjet lokale definojmë problemet dhe i zgjidhim shkallë shkallë” ka thënë Stankoviq.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch