Home » Lajme, Vendore » Stankoviqi fton liderët e Luginës për vazhdimin e bisedimeve- Stankoviq ligjet nuk do të ndërrojnë

Stankoviqi fton liderët e Luginës për vazhdimin e bisedimeve- Stankoviq ligjet nuk do të ndërrojnë

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviç ka ftuar sot liderët politik shqiptarë që të vazhdojnë bisedimet më qeverinë. Sipas Stankoviç  krerët e qeverisë së Serbisë dhe ai nuk do të bien pre e provokimeve të liderëve shqiptarë , dhe në të kundërtin sistemi ligjor i këtij shteti do të sanksionoj këto sjellje.

 

Qeveria e republikës së Serbisë ka pranuar letrën me kërkesat e liderëve politik shqiptarë , dhe brenda një afati të paraparë do të kthehet përgjigja. Sipas TK në letër e liderëve shqiptarë  nuk janë dhe detale të reja , dhe për këtë arsye nuk mund të jepen  komente ,se si liderët politik shqiptarë do të komunikonin me organet shtetërore dhe me përfaqësuesit me të lartë të shteti .Të gjitha kërkesat  e liderëve  politik shqiptarë gjenden në raportin e qeverisë si  dokumenti prej 7 pikave ,të cilat janë miratuar më 4 qershor të këtij viti ,dhe qeveria në Beograd do të jetë garant se për këto pika do të bisedohet dhe të arrihet marrëveshje, duke respektuar në rend të parë kushtetutën , ligjet dhe konventat ndërkombëtare .As më shumë e as më pakë thuhet në komunikatë e kryetarit të TK Zoran Stanknoviç.

Liderët politik shqiptarë në Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë duhet të vazhdojnë bisedimet dhe i ftoj që atë ta bëjnë në mënyrë që mos të vuajnë qytetarët dhe të mos  humbet  koha e çmuar thuhet në komunikatë.

Unë jam i sigurt se ata e dinë shumë mirë  sistemin ligjor të këtij vendi, dhe se vendi është kooperativ ,i durueshëm dhe bashkëpunues. Konsideroj se  këtë besim nuk duhet të vënë në lojëra fati,  thuhet ndër të tjerash në komunikatë e Zoran Stakoviçit. Ne në qeverinë e Serbisë  jemi të vendosur dhe të  angazhuar në rrugën e respektimit të Kushtetutës, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare. Zgjidhjet nuk gjenden për mes  qasjeve  selektive , në përmbushjen e kërkesave të njërës anë, pa marrë parasysh mundësinë e kufizuar të palës tjetër.

Liderët shqiptarë të këtyre komunave duhet të dinë se ligjet nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive, sepse në këtë mënyrë degradohet sistemi ligjor i cili do të lërë  pasoja të rënda për të gjithë ne.

Vullneti i mirë dhe dëshira për të zgjidhur problemet e pakicave kombëtare janë qëllimi ynë dhe unë mendoj që edhe pala tjetër duhet të tregojë se  sa është përgjegjëse ndaj shtetit , i cili bënë përpjekje për të zgjidhur problemet të cilat vetë  udhëheqësit shqiptarë para qeverisë i kanë vënë si prioritete . Qytetarët e këtyre komunave duhet të dinë se TK i kësaj qeverie të RS , brengoset më së shumti për ta.

Gjithashtu , liderët shqiptarë besojmë se e dinë , që krerët e qeverisë së Serbisë dhe un si kryetar i TK , nuk do të biem pre e këtyre provokimeve.

derisa interesi i dikujt tejkalon interesin e njerëzve në këto komuna  , atëherë duhet të bartin përgjegjësit për dhe të jetë i vetëdijshëm se sistemi ligjor i këtij shteti do të sanksionoj këto sjellje. Kjo  është një problem i brendshëm i Serbisë , dhe të gjitha zgjidhjet gjenden brenda kushtetutës, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për pakicat nacionale, të cilat vetë se duhet të respektohen. Edhe një herë i ftoj liderët politik shqiptarë që ti rikthehen bisedimeve në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në këto tri komuna , nga ne edhe tash e kanë dorën e shtrirë thuhet në komunikatën e kryetarit të Tk Zoran Stankoviç.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch