Home » Lajme » Stefanoviq: Beogradi ka planin “për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, por Brukseli ende nuk është përgjigjur ndaj këtij plani, njoftojnë mediat serbe

Stefanoviq: Beogradi ka planin “për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, por Brukseli ende nuk është përgjigjur ndaj këtij plani, njoftojnë mediat serbe

Shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, deklaroi se Beogradi ka planin “për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, por Brukseli ende nuk është përgjigjur ndaj këtij plani, njoftojnë mediat serbe. Stefanoviq ka paralajmëruar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet në dy mënyra: “që dikush të përdorë dhunën ose të ulen dhe të bisedojnë”. “Mënyra e parë është më e keqja, pasi që nënkupton viktima në njerëz nga të dyja palët dhe pamundëson paqen afatgjate në gjithë rajonin. Ne jemi Qeveria e parë e Serbisë, e cila ka nisur bisedimet me shqiptarët, pasi që bisedimet në Rambuje dhe Vjenë, nën ombrellën e Marti Ahtisarit, vështirë se mund të quhen të tilla”, ka thënë ai. Serbia i ka dorëzuar të premten e kaluar Bashkimit Evropian propozimin për “zgjidhjen e problemit të pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje, i cili parashikon që policët dhe doganierët e Kosovës të mos jenë të pranishëm në këto dy vendkalime kufitare”.

In the left sidebar, select security free cell phone spy within www.topspying.com/ and privacy

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch