Home » Lajme » Stefanoviq: Bërnjaku dhe Jarina, temë bisedimesh me Kuperin

Stefanoviq: Bërnjaku dhe Jarina, temë bisedimesh me Kuperin

Vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë janë një prej arsyeve kryesore të vizitës së ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Robert Kuper, në Beograd dhe Prishtinë, ka deklaruar shefi i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Stefanoviq ka thënë se “ardhja e Kuperit do të jetë një mundësi për të diskutuar propozimet që ia kemi drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, për mënyrën e zgjidhjes së situatës në vendkalime”.

“Do të bisedojmë se si të zgjidhet kriza me opsione dhe modalitete konkrete por, nuk duhet pritur që zgjidhja të gjendet që nesër, ky është një proces, i cili tash do të ketë një dinamikë më të shtuar”, ka thënë Stefanoviq.

Kuper pritet që në Beograd të arrijë sot, në orët e mbrëmjes. Pas Beogradit, ai do të vizitojë edhe Prishtinën.

Jump$tart, which is a coalition of about 150 national organizations academic writers that share an interest in advancing financial literacy among students in pre-kindergarten through college, worked with their partners to write national standards

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch