Home » Lajme » Stefanoviq: “do të luftoj deri në fund për përfaqësimin rajonal të Kosovës , përkundër qëndrimit të ngurtë të delegacionit të Prishtinës”

Stefanoviq: “do të luftoj deri në fund për përfaqësimin rajonal të Kosovës , përkundër qëndrimit të ngurtë të delegacionit të Prishtinës”

Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanovic, ka thënë se ekipi i tij “do të luftoj deri në fund” që të gjendet zgjidhja për përfaqësimin rajonal Kosovës, përkundër, siç ka thënë ai, “qëndrimit të vështirë e të ngurtë të delegacionit të Prishtinës”. Sipas tij, Prishtina shtron kërkesa “joreale dhe absurde”. “Serbia është pajtuar për përfaqësim asimetrik Prishtinës dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thelbi i asimetrisë, pra pabarazisë”, ka thënë ai, transmeton “B92”. Sipas Stefanovicit, delegacioni i Beogradit është e gatshme që gjatë krahas Rezolutës 1244, në fusnotën e Kosovës të jetë edhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Tash i mbetet Prishtinës dhe përfaqësuesve ndërkombëtar që të mos lejojnë askënd që ta mbaj peng Ballkanin Perëndimor”, shton ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch