Home » Lajme » Stefanoviq: Edita Tahiri, ka shtruar tezën që Kosovës “i takojnë edhe disa pjesë të territorit serb”

Stefanoviq: Edita Tahiri, ka shtruar tezën që Kosovës “i takojnë edhe disa pjesë të territorit serb”

Sipas shefit të ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviq, ka thënë se gjatë dialogut të fundit në Bruksel, bashkëbiseduesja e tij, Edita Tahiri, ka shtruar tezën që Kosovës “i takojnë edhe disa pjesë të territorit serb”. “Këtu fjala është për interpretimet e saj për historinë tonë të kohëve të fundit, se kemi bërë gjenocid, dhe kështu e kemi pushtuar Kosovën. Ndërsa Kosova, sipas saj, është shtrirë deri në Nish”, ka thënë Stefanoviq pas kthimit nga Brukseli. Politologu serb, Predrag Simiq, thotë për “Alo” se “ëndrra e Editës” për Kosovën deri te Nishi ka të bëj me “pretendimet e njohura të shqiptarëve për ta pushtuar Luginën e Preshevës”. “Këtë çështje ata e shtrojnë sa herë që kapitullojnë në qëllimet e tyre gjatë bisedimeve me Beogradin. Ajo është ende e hapur dhe shqiptarët do ta përmendim çdo herë në negociata nëse dikush nuk i ndalë ata”, thotë Simic, sipas të cilit duke u bazuar në raportet e forcave ndërkombëtare ose qëndrimin e Grupit të Kontaktit se nuk ka rikrijim të kufijve, atëherë nuk do të ketë fjalë as për krijimin e “Kosovës së Madhe”. “Vetëm nëse Serbia vazhdon me çështjen e ndarjes së Kosovës, është e mundur që shqiptarët e Kosovës do të kërkojnë shkëmbim të komunave serbe në jug për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në Luginën e Preshevës”, shton ai.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch