Home » Lajme » Stefanoviq: Heqje dorë nga Rezoluta 1244 po na i shtrojnë me delikatesë

Stefanoviq: Heqje dorë nga Rezoluta 1244 po na i shtrojnë me delikatesë

Është e vërtetë se kërkesat për heqje dorë nga Rezoluta 1244 nuk po na i shtrojnë brutalisht si në kohën e Milosevicit, por me delikatesë, ka thënë shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic. Presidenti serb Boris Tadic ka thënë se marrëveshja për përfaqësim rajonal të Kosovës mund të arrihet për 24 orë, nëse nuk ka presione për hequr dorë nga Rezoluta 1244. Ne nuk mund të pranojmë asimetrinë që Prishtina ta ketë një tabelë të kaltër dhe shtetet tjera të kuqe. Në bazë të Rezolutës, Prishtina mund të prezantohet në organizatat ndërkombëtare pa paragjykuar statusin . Nëse ne heqim dorë nga ky dokument, i japim sinjale bashkësisë ndërkombëtare se po heqim dorë nga Kosova”. Në pyetjen nëse Prishtina mund të refuzoj çdo propozim serb derisa edhe Brukseli ta refuzoj në mars kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE, Stefanovic thotë se kjo është e vërtet. “Por, unë besoj se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë asnjë kalkulim për këtë temë. Në interesin e të gjithëve është që rajoni të stabilizohet dhe që të kemi raporte të rregulluara me Prishtinë, të cilat nuk nënkuptojnë njohjen e Kosovës. Ne nuk do të heqim dorë as nga BE e as nga Kosova. Nëse heqim dorë nga njëra, i humbim të dyja.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch