Home » Lajme » Stefanoviq: “Serbia nuk do ti pranojë diplomat, por nosftrifikimet”, dhe për këtë do të kujdeset një shtet tjetër

Stefanoviq: “Serbia nuk do ti pranojë diplomat, por nosftrifikimet”, dhe për këtë do të kujdeset një shtet tjetër

Duke sqaruar rezultatet e raundit të pestë të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shefi i ekipit negociator serb Borko Stefanoviq thotë se “Serbia nuk do ti pranojë diplomat, por nosftrifikimet”, dhe për këtë do të kujdeset një shtet tjetër. “Detajet do ti qartësojmë në takimin e radhës” ka thënë Stefanoviq. Për ne do të jetë e paparanueshme kërkesa e palës Kosovare që për nostrifikim të kujdeset ndonjë institucion ndërkombëtare, pasi ky trup nuk ekziston. Gjithashtu, nuk mund të pranojmë që kjo punë ti besohet ndonjë Organizate Joqeveritare, pasi nuk ka mbështetje ligjore për këtë. Sipas fjalëve të tij, për Serbinë është e pranueshme që këtë ta bëjë ndonjë Univerzitet në regjion, si Universiteti i Podgoricës. Efekti i atyre që posedojnë diploma të Prishtinës është i njejtë edhe nëse dokumenti i pranohet direkt apo indirekt. Mirëpo kjo për Serbinë nuk është e njejtë, pohon Stefanoviq. “Nuk e pranojmë dokumentin dhe vulën e një shteti që nuk ekziston, ne mund ta pranojmë nostrifikimin e ndonjë Universiteti të një shteti të pranuar. Serbët nga kjo nuk kanë edhe aq dobi, vlerson Oliver Stefanoviq. “Dobi më të madhe do të kenë shqiptarët, posaçërisht ata nga jugu i Serbisë që kanë diplomuar në Prishtinë” konsideron sekretari shtetërorë në Ministrinë për Kosovën, Oliver Stefanoviq. “Me këto diploma, praktikisht, nuk munden asgjë. Në të vërtetë, vitet e fundit, kanë mundur që me vërtetim të UNMIK të punësohen në vetqeverisjen lokale ose si puntorë arsimi. Poblem i veçantë është se nga fakultetet e Prishtinës dalin studentë me më pak dije se sa ata që mbarojnë në universitet shtetërore serbe, vlerson dr Zdravko Vitosheviq, rektor në Universitetin e Prishtinës, që gjendet në Mitrovicën veriore, e cila është nën mbikqyrje të Serbisë. “Problemi i diplomave të Prishtinës është se ato nuk janë sipas deklaratës së Bolonjës. Për dallim nga Serbia, nuk kanë komision nacional të akredituar e cila kontrollon punën e Universitetit. Këtë komision e mbikqyr trupi Evropian për akreditim, mirëpo Kosova nuk është antare e saj, pasi BE nuk e ka pranuar si shtet” ka thënë Vitosheviq.
RTV Presheva

Of course you don’t want to leave distracted students in the dust so for those few who forgot to listen, you can advise them to, ask http://www.essaydragon.com/ three, then ask me

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch