Home » Lajme » STOP DISKRIMINIMIT TË SHQIPTARËVE NË MEDVEGJË , BUJANOC DHE PRESHEVË

STOP DISKRIMINIMIT TË SHQIPTARËVE NË MEDVEGJË , BUJANOC DHE PRESHEVË

Protesta gjithëpopullore e mbajtur   dje në qytetin e Bujanocit ishte një tubim , një revolt , kundër diskriminimit që po bëhet kundër neve  shqiptarëve të Medvegjës ,  Bujanocit dhe  Preshevës  , popullata si shumicë dhe  rinia që don të ,

–          Studion në gjuhën shqipe ,

–          Popullata që kërkon të drejta që na takojn  si përdorimin e flamurit dhe simboleve tjera  , që në institucione lokale   të punësuar të jenë në përpjestim me popullatën  që e përbëjm  ne shqiptarët .

Po ashtu kërkojm që ne shqiptarët të regjistrohemi ndaras prej atij të organizuar ngaSerbia. Duhet përshëndetur edhe unitetin e të  gjithë subjekteve  politike , ku këshiltarët komunal shqiptarë të tri Komunavekanfilluar dhe duhet të mos e ndërpresin dhe të marrin vullnetin e popullatës në dorë , si .

Ta ftojnë faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtar që i afroi palët për arritjen dhe ta shqyrtojn , plotësojn apo ta shpallin si të pavlerë  Marrëveshjen e Konçulit , vitin e ardhshëm me rastin një zetë  vjetorit nga Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 të organizohet një manifestim i përkujtimit dhe që ne popullata  jemi për realizimi  në praktikë .

 

Ju bëjmë apel  të  gjithë shoqatave që veprojn në dhe për krahinën  e mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e  serbisë kudo që veprojn së bashku ta bëjnë mundin dhe njerëzit të afrohen në të mirë të mbrojtjes të drejtave duke njoftuar , sensibilizuar dhe alarmuar  opinionin  botëror  për diskriminimin që po na bëhet  neve  shqiptarëve  të  ksaj krahinës son   .

 

Ne kemi kërkuar që shqiptarëve të Komunës së Medvegjës ,  Bujanocit dhe  Preshevës të hapin një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë  kjo duhet të hapet që sivjet  .  Një zyrë ndërlidhëse për ne shqiptarët e mbetur nënë admnistrimin  e Serbisë  po ashtu duhet  të hapet edhe  në Tiranë , vendosja e shtatoresë së heroit tonë kombëtarë në qendër të Bujanocit .

 

I përkujtojm opinionit  të gjërë  pasi Vojvodina ka hapur një zyrë në Bruksel pse mos ta hapim edhe për këtë  Krahinë së bashku me Rajonin e  Sangjakut dhe Komunitetin jo të vogël  Bullgarët e  serbisë . Për ne Shqiptarët e ksaj Krahine , serbia duhet të  hap një universitet publik në gjuhën shqipe , të ndërtoj banesa banimi për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë , të ndërton një spital të përgjidhshëm të karakterit rajonal në Medevegjë , Preshevë apo Bujanoc . Të investon në infastrukturë e jo të ngritë baza ushtarake si Cepotini , Malësi të Bujanocit në Karadak të Preshevës dhe pjesë të Medvegjës   .

Kërkojm dhe presim që protesta , tubime dhe manifetime mos të mbahen jo vetëm  në   Bujanoc e  Preshevës  por këso paknaqësi të shprehen , organizohen edhe në qytetin e  Medvegjës pasi gjendja dhe shkelja e të drejtave , apo thënë më shkurtë diskriminimi më i madhë është duke u bërë pikërisht në Medvegjë . Arsenali ushtarak të zhvendoset nga ky Rajon , pasi kjo zonë është shëndrruar në një poligon të vërtet ushtarak .Të krijohen kushte për kthimin e të gjithë të zhvendosurve , të ketë investime dhe të ndalet lëshimi i trojeve të parëve tan që po ia mësyjn botës .

Autori është Prof .  Ekonomisë dhe  publicist i pavarur  nga Bujanoci .

Shkruan  : Refik  HASANI

14.09.2011

Although this video is long at 14 minutes, https://pro-essay-writer.com/ the panel of teachers and principals organized by colorin colorado offers great tips for connecting with the families of ells

2 Responses

  1. Sejdi Veseli thotë:

    Protesta e djeshme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duhet të zgjojë nga gjumi ndërgjegjen, jo vetëm të kinse politikëbërsëve në mbarë hapësirën kombëtare shqiptare, por edhe të mujsharëve ndërkombëtar, që të sa më parë të ndërmarrin veprimet e duhura (sa nuk është bërë vonë), për korrigjimin e padrejtësisë historike që është bërë ndaj popullatës së këtyre trojeve , duke e ndarë dhunshëm nga Kosova, me një vendim arbitrar të “Skupštinës” së ish Republikës “Popullore” të Serbisë, pakë kohë pas përfundimit të LDB.

  2. Camila thotë:

    More qka jenii bo ju te Manches spi kqyrni punt e juja po ta hlulkat ncnc O Nani kap kqyr me fitu naj titull personal per veti ,mos kqyr me ju bo mire tjerve se qeshtu po ngulna!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch