Home » Lajme, Opinione » STOP LUFTES PSIKOLOGJIKE!

STOP LUFTES PSIKOLOGJIKE!

Mos jane te gjitha keto gjera te orkestruara nga vet Serbia? Mos ka penetruar ajo mediat e Kosoves dhe ushtron kete lufte psikologjike per panikun e qytetareve?!

Mona AgrigoroaieiMona Agrigoroaiei

Te nderpritet lufta psikologjike e bere nga mediat e portalet e Kosoves sikur nje lufte me Serbine do te ishte e sigurt.
Serbia, asteroidet e “dita e kiametit” jane bere hit nga keto portale antikombetare, por edhe nga disa media me “serioze”…
Nese serbet llapin, mediat nuk duhet te dezinformojne se edhe kane hyre ne Kosove!
Portalet idiota duhet te japin pergjegjesi per kete lufte psikologjike qe i ve ne panike njerezit te paditur.

Kujt po i sherbeni?! Qytetareve apo dreqit te mallkuar?!?!?!
E them kete gje sepse e kuptoj shume mire cfare tronditje psikologjike kane keto lajme qe trumbetojne se Kosova do te sulmohet nga Serbia, se paska forca ushtarake serbe ne Lugine te Presheves apo se ata paskan hyre madje edhe ne vendbanimet serbe.
Jane te njejtat portale qe “rrahen me gjoks” se Trump paska origjine shqiptare dhe qe, nese Obama nuk do te ishte i zi, do te deklaronin se edhe ai paska kete origjine e lashte te shqiponjave dykrenore.
Une e di se mediat jane te interesuara te fitojne sa me shume, por ata e kane detyrimin etik te keme ne sherbim te qytetareve te Kosoves dhe po shtroj pyetjen:
Mos jane te gjitha keto gjera te orkestruara nga vet Serbia? Mos ka penetruar ajo mediat e Kosoves dhe ushtron kete lufte psikologjike per panikun e qytetareve?!
Institucionet e Kosoves duhet te nderhyjne urgjentisht, sepse kjo eshte ne dem te qytetareve te saj.

Rumani, 28 janar 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch