Home » Lajme, Vendore » Studentët marshojnë të mërkurën në mbështetje të Luginës së Preshevës

Studentët marshojnë të mërkurën në mbështetje të Luginës së Preshevës

Një grup studentësh të Universitetit “Hasan Prishtina” iu kanë bërë thirrje të gjithë studentëve që të mërkurën më 16 janar në ora 12:00 të marshojnë paqësisht në mbështetje të shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Në një grup të hapur në rrjetin social Facebook thuhet se ky marsh ka për qëllim të tregoj kundërshtimin për vendimet e Serbisë që fyejnë vlerat tona kombëtare.

“Ftojmë të gjithë studentë e UP-së që na bashkëngjitën në marshin e organizuar në mënyrë simbolike në mbështetje të vëllezërve tanë në Preshevë.

Duke kundërshtuar çdo vendim të Serbisë që fyen dhe cenon vlerat tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e studentëve./Indeksonline/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch