Home » Lajme, Opinione » Studentët nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva që studjojn në Universitete Publike të Shqipërisë dhe Kosovës të lirohen nga pagesa!

Studentët nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva që studjojn në Universitete Publike të Shqipërisë dhe Kosovës të lirohen nga pagesa!

Refik Hasani foto 2014Studentën nga këto tri komuna  do të duhej të lirohen nga  pagesa e semestrit , vitit dhe pagesa tjera , por edhe  në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në menza të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa pagesë ose më një pagesë tepër të vogël simbolike  . Kurse nëpër Universitete e kolegje private pagesa të jenë vetëm gjysma si në studime po ashtu edhe në konvikte dhe menza për ushqim  .

Dihet mirëfilli që për shumë vite është aplikuar njëanshëm taksa kufitare për shqiptarët nga Medvegja , Bujanoci dhe Presheva  që kan hyr në Kosovë – këto të hyra t’ju kthehen në njëfarë mënyre duke Ju ndihmuar në investime në kuadro nga ajo pjesë . Po ashtu edhe  Shqipëria ka obligim moral , Kombëtar e Kushtetues , të ngrisin dhe mbrojn çështjen eshqiptarëve jashta kufijve administrativë të  Shqipërisë . Prandaj ,  studentët që rexhistrohen nga  tri komunat të lirohen fare nga pagesat për provime dhe  semestër  për Fakultete si për Studime .

– Themelore ,

– Në MASTER dhe

– Në DOKTORATURË dhe specializime tjera  .

Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare  i bjen hise më së shumti të investojn  jo vetëm në shkollimin  dhe  arsimimin e kuadrove të ksaj Krahine  shqiptare por edhe në investime tjera  . Studentëve  nga këto Komuna duke ju mundësuar që sa më shumë të studijojn nëpër këto Univrsitete publike  përveçë që do të ngriten në aspektin profesional shpenzimet do t’i ken më të pakta dhe po aqë me rëndësi do të punësohen në admnistratë pasi ende kemi mungesë të profileve në gjykatë, shëndetësi,  Gjeodezi,Kadastër etj  .Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cepë të Komunës së Preshevës , Medvegjës dhe Bujanocit dhe hapsirave tjera etnike shqiptare prandaj  lirim nga pagesa   do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale  .Në këto tri Komuna të gjitha bibliotekat që jan të nivelit të  shkollave e qytetev të furnizohen dhe mbulohen  nga buxhet e dy qverive  . Duhet të ndihmohet edhe në arkivat Komunale dhe arkivën Qendrore në Beograd,ku ka të dhëna shumë të vlevshme jo vetëm për shqiptarët në këto tri komuna por nga e tër ish-hapsira e Jugosllavisë së dikurshme . Këto tri komuna kan nevoj për mbështetje financiare që të botohen libra e publikime që kan të bëjn me këto tri komuna , për mbështetjen e ndonjë gazete apo reviste javore . Gjithashtu ne kemi disa Ansamble dhe Shoqëri Kulturoro-Artistike që edhe këto do të duhej  të mbështetën  materialisht , sikurse edhe në investime në ruatjen e objekteve dhe monumenteve kulturoro-historike dhe vende të ndryshme të mirren ekspedita hulumtuese në Arkelologji  e fusha tjera .

Presim që të fillojn një qasje e re që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të ndërrojn qëndrimin ndaj Krahinës së banuar me shumicë  shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë .

 

06   Prill      2015

Shkruan :  Refik  HASANI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress