Home » Lajme » Studentët nga Presheva dhe Bujanoci u kthyen nga Turqia

Studentët nga Presheva dhe Bujanoci u kthyen nga Turqia

Për ta, komuna e Bujanocit dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve organizuan transportin për në Bujanoc, nën organizimin e Trupit Koordinues.

Trupi Koordinues dhe Komuna e Bujanocit kanë siguruar ushqim, ujë, maska, doreza dhe mjete dezinfektuese për secilin student për t’u siguruar atyre sigurinë më të lartë të mundshme gjatë udhëtimit.

“Bashkatdhetarët tanë do të qëndrojnë në karantinë për 28 ditë në përputhje me të gjitha masat higjienike dhe shëndetësore të përshkruara në Serbi,” thuhet në deklaratë.

Trupi Koordinues shpreh vlerësimin e tij për Konsullatën në Turqi, Ministritë për ndihmën e tyre në kthimin e studentëve në Serbi.

Lidhur me këtë rast, shprehet edhe Këshilli Nacional me një deklaratë:

Lajm i mirë sot!

Pas një pune dhe angazhimi të jashtëzakonshëm, sot 36 studentët e Luginës kanë arritur në Beograd, ata që nuk kanë asnjë simptom do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre- dhe jo në karantinë.

Shumë shpejt me autobusin e siguruar nga Komuna e Bujanocit e me iniciativë të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë ata do të nisen nga Beogradi në drejtim të Bujanocit dhe Preshevës.

Faleminderime të veçanta për mirëkuptimin e treguar nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Angazhimin dhe bashkëpunimin e pashoq të Komunës së Bujanocit në rikthimin e tyre në Bujanoc dhe Preshevë.
Gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e Trupit Koordinues, Ministrive përgjegjëse dhe të gjithë atyre që u angazhuan.

Një mirënjohje dhe falënderim studentëve për durimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre ditëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch