Home » Shëndetësi » Studimi i ri konfirmon lidhjen midis aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor

Studimi i ri konfirmon lidhjen midis aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor

Ju mund të keni dëgjuar se shkenca ka treguar se ushtrimet janë të mira për trurin, por një studim i ri shkon edhe më larg, duke zbuluar se fitnesi lidhet me funksionimin dhe strukturën kryesore të trurit te të rriturit.

Me fjalë të tjera, truri i njerëzve që bëjnë rregullisht ushtrime duket se funksionon më mirë sesa njerëzit që nuk janë aktiv fizikisht.

Studimi përdori një bazë të dhënash mbi 1.200 skanime të trurit të vullnetarëve me një moshë mesatare 30 vjeç, të cilët bënë disa teste shtesë. Për të matur aftësinë, vullnetarët u kërkuan të ecnin me shpejtësi për dy minuta dhe iu dhanë gjithashtu teste njohëse për të vlerësuar cilësitë si kujtesa, mprehtësia, gjykimi dhe arsyetimi.

Analiza e rezultateve tregoi se ata që ecnin më mirë dhe më lehtë shfaqnin performancë më të lartë konjitive në skanimet e tyre të trurit.

“U befasuam kur pamë se edhe në popullatën e re performanca njohëse bie ndërsa bien nivelet e fitnesit”, shpjegoi udhëheqësi i ekipit kërkimor Dr. Jonathan Repple nga Spitali Universitar në Muenster, Gjermani.

Repple shton se lidhja midis fitnesit dhe funksionimit të trurit çon në pyetjen nëse përmirësimi i formës fizike çon drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit të trurit.

“Hapi ynë i ardhshëm është të zbulojmë këtë dukuri megjithëse ekzistojnë disa prova që tashmë e vërtetojnë këtë presupozim”-tha Repple.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch