Home » Opinione » Sude-Piramidat ne arsim duhen shembur

Sude-Piramidat ne arsim duhen shembur

 

 

 

 

 

 

Agron Bala

 

Marrja e nje diplome fallco, pa u paraqitur qofte edhe nje dite te vetme ne dyert e Universitetit, madje pa vene kurre kemben ne Shqiperi te Renzo Bossit, perben nje skandal qe duhet vleresuar nga te dy anet, ne kendveshtrimin italian te problemit dhe natyrisht ne kendveshtrimin shqiptar te tij!

Umberto Bossi ka “shkelqyer” politikisht ne shtetin fqinj me dy arme : kthimin e Italise ne shtet kantonal, ( madje shpalli edhe shtetin e “Padanias”) dhe se dyti, ne qendrimin izocionalist, agresiv, fyes dhe perjashtimor ndaj emigranteve, duke perfshire edhe ndaj shqiptareve! Dhe keto dy kuaj beteje paten edhe “suksesin” e tyre : percaktimin e disa qeverive italiane, duke marre edhe poste kyce sic ishte Ministria e Brendeshme! Ne nje Itali, ku klasa polititke ka kaluar nga njeri skandal financiar, ekonomik apo korruptiv tek tjetri (Kraksi apo Berloskoni), “Lega Nord” hyri me slloganin e “pastertise”, te rregullave te pastra te lojes politike, te nje imazhi te ri dhe te ndryshem politik! Por ja qe nganjehere nje “kala” politike mund te shembet edhe brenda nje dite! Arrestimi i financierit te kesaj partie zbulon edhe lidhjet e kesaj partie me mafian dhe abuzimet e saj financiare dhe morale! Ne pafundesine e fakteve, zbulohet qe djali i themeluesit te “Lega Nord” dhe liderit te saj te derisotem Umberto Bossi, ka marre nje diplome per “administrim- biznes” ne nje universitet privat shqiptar dhe hetimet e prokuroreve deshmojne se ai ka patur rezultate te “shkelqyera”, i ka mbaruar studimet brenda nje viti akademik dhe per me teper pa shkelur kurre ne Shqiperi!!! Natyrisht vetem nga ky fakt te gjithe “kuajt e betejes” politike “te Lega Nord” ndalojne vrapin e tyre drejt elektoratit te veriut italian! Paradoksalisht, politikani qe anatemoi per 20 vite emigrantet shqiptare, qe i denigroi dhe i fyu ne identitetin e tyre kombetar, i drejtohet pikrisht atdheut te tyre per “ndihme”! Por kjo nuk eshte nje “pardon” per sjelljen e tij politike gjate gjithe ketyre viteve, madje as nje gjest besimi ndaj vendit te shqiptareve, por nje akt i paster korruptiv! Ndaj kjo “manover” e tij eshte nje tjeter gjest fyes per shqiptaret dhe shtetin e tyre! Ndaj mesa duket ky politikan i pacipe do e mbylle karrieren po ashtu sic e filloi : denigrues dhe fyes ndaj shqiptareve!

 

Por problemi ka edhe aspektin shqiptar, i cili eshte po aq i obubushem sa ai italian ne mos akoma me i zi! Qe shume prej universiteteve private shqiptare jane krijuar mbi bazen e “Sude Universiteteve”, dmth mbi nje baze piramidale kjo eshte tashme nje “njohje publike”; qe mijra e mijra “studente” shqiptare diplomohen pa shkelur asnje minute ne auditoret e tyre, edhe kjo eshte nje “njohje publike”, por qe universitetet piramidale shqiptare te futnin ne “arkivin” e tyre edhe diplomimin fallco te “studenteve” te huaj kjo ishte vertete e paparashikueshme!

Ky fakt duhet te alarmoje te gjitha strukturat e shtetit shqiptar si nje fenomen shume i rrezikshem, me pasoja afatgjata per vendin dhe shoqerine shqiptare! Mijra te rinj hedhin parate e tyre per t’u diplomuar ne keto universitete, marrin nje cope “karte” si deshmi te studimeve te tyre dhe natyrshem kerkojne qe ne baze te kesaj “karte-diplome” te punesohen! Por askush nuk u beson ketyre “kartave”, te cilat mbesin “deshmi” e ca parave te hedhura kot dhe i ca dijeve qe kurre nuk u morren nga paguesit (bleresit) e tyre! Natyrisht kerkesa per studime eshte nje e drejte e pamohueshme e cdo qytetari, por te kesh nje te drejte nuk do te thote te “abuzosh” me te! Mendoj qe 12% e studenteve shqiptare qe studiojne ne keto universitete (kjo eshte shifra zyrtare qe jepet nga Ministria e Arsimit) e dijne paraprakisht se keto universitete nuk ofrojne “dije” e aq me pak “deshmi te dijeve te fituara”, por jane thjesht zyra ku kundrejt pageses (ka universitete te tilla qe ofrojne cmime edhe 100 Euro per nje vit akademik) mesh “sherbimin” e kerkuar : diplomen! Por ky eshte aspekti privat i problemit, i cili ka edhe nje aspekt tjeter tashme publik : si jane licensuar keto “universitete”? Mbi c’baze programore dhe studimore veprojne? Cilet jane “stafet e tyre akademike”? Cfare niveli dijesh japin dhe certifikojne? Sa te kontrollueshme jane nga institucionet arsimore dhe shteterore? Arsimimi mund te jete privat, por arsimi eshte pa asnje dyshim ceshtje shteterore kudo ne bote!

Ndaj Ministria e Arsimit duhet urgjentisht te rivleresoje keto “universitete”, te angazhoje agjenci te huaja kontrolli dhe certifikimi, sa keto “piramida te arsimit” te mos shkaktojne demin qe shkaktuan piramidat financiare! Cdo diplome e pamerituar dhe e blere eshte nje fyerje per cdo student qe diplomohet mbi bazen e dijeve te fituara (dhe keta jane 88% e studenteve shqiptare)! Formalisht cdo diplome universitare eshte e barabarte dhe ka te njejten vlere ne teori! Por ne praktike nje “karte” nuk ka te njejten vlere si nje “diplome”!

Te gjithe jemi te humbur : individet qe zgjedhin keto “universitete” per “te studiuar” (paguajne pa marre sherbimin e duhur), rritin numrin e te “diplomuarve” injorante dhe deformojne ne nje forme a ne nje tjeter tregun e punes! Shoqeria shqiptare ka me shume “karta-diplome” por me pak dije e qytetare, ka me shume para te gelltitura ne xhepat e pronareve te ketyre universiteteve, por me pak para te investuara ne dije e kulture dhe rruget e qyteteve tona qe tani jane mbushur me te “diplomuar” qe enden te papune, shnderrohen ne parazite dhe ne kontingjente te krimit!

Nuk ka dyshim qe universitetet private jane pjese e sistemit arsimor kudo ne bote, por behen pjese e sistemit pasi kane certifikuar cilesine dhe dijet qe ofrojne! Edhe ne Shqiperi ka universitete te tilla qe vertete ofrojne dije te nje niveli te kenaqshem dhe te krahasueshem me universitetet publike, por keto mund te numerohen me gishtat e dores! Nderkohe qe ka 47 universitete, shumica e te cileve me te drejte quhen “Sude-Universitete”!

Piramidat duhen shembur ne arsim! Ndryshe pasojat do jene katastrofike per shoqerine dhe vendin tone!

Agron Bala Tiranë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch