Home » Lajme, Opinione » Sukseset e para të qeverisjes së re të komunës së Preshevës!

Sukseset e para të qeverisjes së re të komunës së Preshevës!

Shkruan: Nehat Hyseni

Vetëm një muaj iu desht kryetares së komunës së Preshevës, zonjës Ardita Sinani dhe nënkryetarit, z. Xhelal Mehmeti, që t’i tejkalojnë premtimet e fryra, përplotë me propagandë mediatike e skandaloze të qeverisjes dhjetëmuajshe të APN-së, misterioze e enigmatike të Shqiprim Arifit dhe tarafit të tij muxhahedin.

Bllokimi mafioz i komunës nga Shqiprimi, shyqyr Zotit, mori fund më 10 mars 2017.

Edhepse “moti shihet në mëmgjez”, që do të thotë se që nga fillimi ishte parë puna e tij dhe e bashkëpunëtorëve të ngushtë xhihadistë të tij, që realisht e kishin mendjen vetëm tek abuzimet, qoftë nga padituria analfabetike e tyre, apo nga “zanati” i mësuar nga mallverzimet dhe abuzimet me fonde të dyshimta islamike arabe dhe aktivitetit të xhamiave në Gjermani, apo me fondet e “solidaritetit” në Luginë të Preshevës.

Si rezultat i parë i shporrjes së matrapazëve të tillë nga udhëheqja komunale, fabrika “Majorka”, fillimisht me 50 punëtor të rinjë nga Presheva, do t’ia filloj punës pas një muaji.

I urojmë të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës për këto, por dhe për shumë suksese e lajme të mira që na presin në të ardhmen e afërt për të rinjtë dhe sidomos për të diplomuarit e të papunësuarit.

Urojmë nga zemra kryetaren e komunës, zonjën Ardita Sinani dhe nënkryetarin z.Xhelal Mehmetin për kurorëzim të suksesshëm të angazhimit të tyre, që vetëm me prishjen e koalicionit qeverisës APN-PVD dhe me shkarkimin e ish kryetarit Shqiprim Arifit, u bë  i mundshëm dhe i realizueshëm.

Sikur të ishte prishur koalicioni qeverisës APN-PVD më heret, atëherë kur sugjeronin shumica e qytetarëve të Preshevës dhe aktivistët e devotshëm të PVD-së, si psh. z. Xhelal Mehmeti dhe të tjerët, sigurisht se do koshim arritur që tani më do t’ishin punësuar dhe do t’i merrnin rrogat e para 50 punëtorët preshevarë të kësaj fabrike dhe do fillonin përgatitjet për pranim të 50 punëtorve tjerë dhe gjatë këtij viti do i kishim gjithsejt 100 punëtorë të punësuar vetëm në këtë fabrikë!

Po në bashkëpunimin me Turqinë, sikur të ishte hjekur me kohë Shqiprimi me “muxhahedinët” e tij, vallë, ku do ishim tani?

Me aq arrogancë dhe prirje të ideologjisë së mulla-ve apo muxhahedinëve të Afganistanit, Shqiprimi me stafin e tij ishte i prirur ta menaxhonte komunën e Preshevës.

Fushatës së tërbuar të dëmtimit të komunës së Preshevës, pas humbjes së postit të kryetarit nga Shqiprimi dhe dështimit të turpshëm për zyren e Dritonit, është edhe nëshkrimi me dorë të vet dhe me sy në ballë, të kontratës për qiradhënie të firmës “Solid” nga Suhareka për hallën e “ÇIK-ut”, në lartësi prej 1500 eurosh në muaj, t’i paguhen Qeverisë së Serbisë, e jo komunës së Preshevës?!

Hajde Shqiprim “patrioti”, hajde!

Kurse, Driton Salihu me “biznesportalin” e tij, të mirëpaguar nga burimet enigmatike të ishkryetarit të shkarkuar të komunës, Shqiprim Arifit,  është shndërruar në “industri të propagandës gebellsiane”, gënjeshtrave dhe shpifjeve të turpshme e makabre ndaj qeverisjes aktuale të komunës së Preshevës.

Si kontribues i drejtpërdrejt i prishjes së koalicionit qeverisës APN-PVD, e çoi Shqipërimin dhe partinë e tij në opozitë.

Por, sa duket, kjo nuk i mjaftoi!

Prandaj, tani, sa duket, don me i krijua edhe telashe me ligjin dhe ballafaqim të afërt për llogaridhënie para drejtësisë.

Sepse, gënjeshtra fillimisht mund t’i duket e “ëmbël”, mbase edhe e “shijëshme” dhe poqese mbetet e pademaskuar dhe e paballafaquar me fakte e me suksese të vazhdueshme që fatmirësisht ka filluar t’i shpalosë dhe t’i realizoj në vepër qeverisja e re komunale, Dritoni dhe tarafi politik i Shqiprim Arifit, do të na ngulfasin me skandale dhe gënjeshtra, mashtrime e manipulime të pafund nga portalet dhe mediat me pagesë të majme nga burime sekrete dhe enigmatike të financimit, për qëllime dhe misione antishqiptare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch