Home » Kulturë, Lajme » SYLEJMAN ASHKIU EDHE NJË PIONER I GAZETARISË PRESHEVARE

SYLEJMAN ASHKIU EDHE NJË PIONER I GAZETARISË PRESHEVARE

Pioner i gazetarisë shqiptarenë Preshevë, gazetar i gazetës „Lidhja e Prizrenit“ që asokohe dilte në Prizren ishte Limon Staneci.

Për Limon Asllan Stanecin, pioner të gazetarisë dhe anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit shkroi Dr. Muhamet Pirraku, në librin:“Mullla Idris Gjilani dhe Mbrojtja  Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945, Xhemaledin Salihu, në librin:Kultura Shqiptare në Preshevë 1945-1995,kreu XI: Veprimtaria informative në komunën e Preshevës, Islam H. Osmani, në librin: Doajenët e gazetarisë gjilanase dhe Arditë Behluli, kumtesa në Konferencën shkencore në Preshevë:

Mirëpo krahas tij, gazetar nga komuna e Preshevës dhe Gjilanit ishte edhe Sylejman Ashkiu, për të cilin pak ka të dhena.

Ishte gazetar i gazetës „Lidhja e Prizrenit“ dhe shkrimet e veta i botoi në këtë gazetë. Sylejman Ashkiu ishte edhe përfaqsues i Preshevës në Konferencën e Dytë  të Lidhjes së Prizrenit.

Organi i Komitetit Intelektual i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, gazeta „Lidhja e Prizrenit ishte edhe buletin politik dhe luftarak për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe asaj Lindore.

 

Kontribut të rëndësishëm në punën e Organizatës Studentore Shqiptare „Besa“ në Beograd dha edhe intelektuali, atdhetari, gazetari nga Presheva Sylejman Ashkiu.

 

Organizata Studentore Shqiptare „Besa“ në Beograd u themelua në mars të vitit 1935.

 

Programi politik i organizatës “Besa”, të Beogradit :

 

1. Përhapja e propagandës midis myslimanëve, se ata kurrsesi nuk mund të jenë turq, por janë shqiptarë.
2. Çdo anëtar e kishte për detyrë që të përhapte idenë për Shqipërinë Etnike dhe të luftonte për bashkimin e shqiptarëve; në Kosovë, Preshevë, Bujanovc dhe luginën e  Vardarit.
3. Ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare.
4. Kërkohej një regjistrim i plotë i popullatës shqiptare, që struktura e saj të jetë më bindëse para diplomacisë evropiane.
5. Kërkohej që turqit të deklaroheshin shqiptarë dhe të mësonin shkrim dhe lexim në gjuhën shqipe.(Vebi Xhemaili, Organizata “Besa” simbol i luftës për Shqipërinë Etnike, Rrugëtimi i Organizatës Studentore “Besa” drejt bashkimit kombëtar(1935-1944), Zemra shqiptare, 18.04.2010)

 

Veprimtaria e Organizatës Studentore “Besa”, së shpejti shtrihet në disa qendra të mëdha shqiptare, posaçërisht në  Shkup, Tetovë, Kumanovë, Preshevë, Gjilan, ku kontribut të çmueshëm për këtë do të japin përfaqësuesit e konsullatës shqiptare në Shkup: Rexhep Stablea dhe Sylejman Ashkiu.

Sipas Tahir Zajmit, në Kuvendin themelues morën pjesë 42 delegatë[28]. Me vota të fshehta Kuvendi për Kryetar zgjodhi dijetarin Sheh Musa Shehzade me 38 vota, kurse për nënkryetarë: Aqif Blutën dhe dr. Rexhep Mitrovicën, me nga 17 vota. “Me propozim të Kryetarit (Musa Shehzades), mbledhja pranon, me aklamim, si Sekretar të Kongresit Z. Bedri Gjinaj”[29]. Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, punimet e të gjitha seancave do t’i drejtonte dr. Rexhep Krasniqi.Formula e Lidhjes së Dytë të Prizrenit ishte Bashkimi Kombëtar.

 

Sylejman Ashkiu e përfaqsoi nënprefekturën Kumanovë-Preshevë.

 

Më 16 tetor 1943 fillonte punën Asamblea, përkatësisht Kuvendi Kombëtar. Kryetari i Komitetit Qendruer të Lidhjes, Rexhep Mitrovica fillimisht do të zgjidhej Nënkryetar i Kuvendit dhe më 8 nëntor 1943 – Kryeministër i Shqipërisë[60]. Në postin e kryetarit të Komitetit Qendruer të Lidhjes së Dytë të Prizrenit do të vinte veterani i Pavarësisë së Shqipërisë, Bedri be Pejani – Babushi[61]. Tashti Kuvendin e Përgjithshëm e përbënin 33 personalitete të shquara: Musa Shehu, Bedri Pejani,Tahir Zajmi, Kolë Margjini, Sheh Hasani, Esat Berisha, Sylejman Aliu dhe Ahmet Lusha (anëtarë të Komitetin Qendruar), Qemal Karahoda dhe Luk Simoni – përfaqësues të Prefekturës së Prizrenit, Nuredin H. Halili – përfaqësues i nënprefekturës së Therandës (Suharekës), Bejtullah Haxhiu – përfaqësues i nënprefekturës së Rahovecit, Hasan Dashi – përfaqësues i nënprefekturës së Gjakovës, Eshref Arifi – përfaqësues i nënprefekturës së Sharrit (Dragashit), Jusuf Agushi – përfaqësues i Prishtinës, Halim Shuku – përfaqësues i nënprefekturës së Ferizajt, Mehmet Devaja – përfaqësues i nënprefekturës së Gjilanit, Nexhib Basha – përfaqësues i prefekturës së Pejës, Bedri Pejani – përfaqësues i nënprefekturës së Skënderajt, Bajram Gashi – përfaqësues i nënprefekturës së Burimit (Istok), Shemsi Ferri – përfaqësues i Plavës-Gucisë, Vehbi Hamzaga – përfaqësues i nënprefekturës së Tutinit, Adem Kurtaga – përfaqësues i nënprefekturës së Rozhajës, Musa Boletini dhe Bedri Gjin – përfaqësues të prefekturës së Mitrovicës, Ekrem Jegeni – përfaqësues i prefekturës së Dibrës, Mentor Çoku – përfaqësues i nënprefekturës së Strugës, Av. Adem Sadriu – përfaqësues i nënprefekturës së Kërçovës, Remzi Ragipi – përfaqësues i nënprefekturës së Gostivarit, Ahmet Lusha – përfaqësues i nënprefekturës së Tetovës, Esat Berisha – përfaqësues i prefekturës së Shkupit, Haxhi Xheladini – përfaqësues i nënprefekturës së Kaçanikut, Sylejman Ashkiu – përfaqësues i nënprefekturës Kumanovë-Preshevë, Hasan Agë Zvezdiu – përfaqësues i Zonës neutrale të Senicës, Tahir Zajmi – përfaqësues i Kukësit, Zenun Gashi – përfaqësues i nënprefekturës së Tropojës, Lutfi Spahiu – përfaqësues i nënprefekturës Bicaj, shkruan Prof.Dr. Muhamet Pirraku

 

Disa të dhëna për Sylejman Ashkiun

 

Mësimdhënësi atdhetar i gjuhës dhe letërsisë shqipe z. Adem Ahmeti ishte nxënës i Sylejman Ashkiut tha se shkronjat e para i kishte mësuar prej tij.

Pastaj vazhdonte Adem Ahmeti dhe thonte se shtëpia e Sylejman Ashkiut ishte shndërruar në Mejtep, në të cilën mësonin nxënësit e tij dhe aty fëmijët mësonin mësim-leximin.

Fjalët e Adem Ahmetit ishin se edhe Sylejman Ashkiu ishte marrë me gazetari. Që atëherë kishte të kryer fakultetin, të cilin e kishte mbaruar në Stamboll.Një kohë të gjatë, atëherë ka punuar me Myftiun e qytetit të Preshevës.

Në Preshevë paska ardhur nga fshatrat e Toplicës së Leskocit.Në Preshevë nuk paska pasur shtëpi të veten, por rregullisht paska banuar me qira. Së fundi ka banuar në shtëpinë e Mustafë Selimit, profesor i gjuhës dhe letërsise serbe.

Poashtu për te shprehet edhe Hafëz Avni Ahmeti, muezin në Xhaminë e Ibrahim Pashës apo Atik Xhaminë e Preshevës, i cili thotë se Sylejman Ashkiu i mesoi atij shkronjat e para dhe duatë e para. Pastaj vazhdon dhe thotë se kur ishte fjala për nxënien e diturivë, Sylejman Ashkiu ishte shumë i rreptë, por për nxënësit ishte shumë i dashur. Aq shumë i donte talebët/nxnësit/, sa që nuk i dallonte nga anëtarët e familjes së tij.

Të gjitha mësimet i mbante në shtëpinë e vet të vogël, të cilën e pat shndërruar në shtëpi-mejtep, sepse kishte dashuri të madhe ndaj nxënësve dhe edukimit e arsimimit të tyre.

Sylejman Ashkiu, me hyrjen e forcave komuniste-çetnike në Gjilan, më 16 nëntor të vitit 1944 u pushkatua së bashku me shumë patriotë të tjerë shqiptarë.

„Sylejman Ashkiu la një trashëgimtar, Suadin, i cili pas pushkatimit të babait të tij në Gjilan, ka qenë i torturuar nga regjimi serbosllav shumë shpesh edhe nëpër burgje aq shumë sq që nga rrahjet, maltretimet dhe torturat më shtazarake që i janë bërë, thuhet se më vonë ka vdekur“ shkruan Islam H. osmani në librin e tij.

Sylejman Ashkiu, poashtu la edhe çikën Muntekime, e cila në bashkëshortësi me një boshnjak pati djalin me emrin Enis, i cili në fillim në Preshevë pinoi si çirak-këpucëtar në Kooperativën e Këpucëtarëve në Preshevë.

jza e Muntekimes u martua në Shkup, për djalin e Hafës Bedrisë.

Më vonë familja e Sylejman Ashkiut , duke mos qenë rehat nga pushteti servosllav u detyrua me tërë anëtarët e saj të emigrojë në Turqi.

Derisa Hilmi Qerimi punoi mësues në Krahinën e Gjilanit bashkëpunoi dhe e njohti veprimtarinë atdhetare të Sylejman Ashkiut.

Gjatë dhjetorit të vitit 1944, Gjilani u sulmua nga njësitet e armatosura shqiptare, të udhëhequra nga kryekomandanti Mulla Idris Gjilani, ku pësuan dëme të mëdha brigada e 16 dhe 17 partizane. Në shenjë hakmarrjeje shumë njerëz të sjellur në polici qenë zhdukur ose pushkatuar. „U pushaktuanedhe disa intelektualë si: Sylejman Ashkija, Esad Berisha e të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen“, thotë Sami Qerimi në librin : „Koha e ngritjes, e krenarisë dhe e dhimbjes, f.64.

 

REFERENCAT

 

1.Pirraku, Prof.Dr.Muhamet, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Prishtinë, Dituria islame, 1995

2.Salihu, Xhemaledin, Kultura Shqiptare në Preshevë 1945-1995, Veprimtaria informative në komunën e Preshevës, Preshevë, Sht. e kulturës „Abdulla Krashnica“ , 1999

3.Osmani, H. Islam, Doajenët e gazetarisë gjilanase, Gjilan,

4.Behluli, Arditë, Limon Asllan Staneci, pioner i gazetarisë preshevare, kumtesë në Konferencën shkencore, mbajtur në Preshevë, më 2014

5.Bisedë me Hafëz Avni Ahmeti, më 11.07.2015

6.Qerimi, Sami, Koha e ngritjes, e krenarisë dhe e dhimbjes, Prishtinë, 2011

7. Pirraku, Prof.Dr. Muhamet, Shpalime historike,Lidhja e Dytë e Prizrenit sipas shkrimeve autentike të pjesëmarrësve, Pashtriku, 08. 07. 2008

8. Xhemaili, Prof.Dr.Vebi, Organizata “Besa” simbol i luftës për Shqipërinë Etnike, Rrugëtimi i Organizatës Studentore “Besa” drejt bashkimit kombëtar(1935-1944), Zemra shqiptare, 18.04.2010)

 

Xhemaledin SALIHU

Shkruan : Xhemaledin SALIHU

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch