Home » Lajme » SYNIME DHE GATISHMËRI PËR BASHKËPUNIM TË NDËRSJELLTË

SYNIME DHE GATISHMËRI PËR BASHKËPUNIM TË NDËRSJELLTË

(Veprimtari të një grupi, nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare:

në Shkup, Preshevë e Prishtinë)

Nga: Prof. Murat Gecaj

Përgjegjës sektori, në I.I.K.SH

Në datat 24-27 maj 2011, pra gjatë  katër ditëve, një  grup pune prej 11 vetash, nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare, bëri vizita intensive në  qytetet: Shkup, Preshevë e Prishtinë.

Në përbërje të tij ishin: Rezart Gashi, drejtor i Institutit dhe Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qendror të tij. Gjithashtu, bënin pjesë përgjegjës sektorësh e specialistë të arsimit, kultures e shkencës: Prof. Emil Lafe-Akademik, Prof.Dr. Hulusi Hako, Prof. Dr.Hasan Çipuri, Prof. Murat Gecaj, Namik Selmani- arsimtar e shkrimtar, Zyba Hasa-arsimtare e poete, Fatbardh Danja-inspektor arsimi pranë Komunitetit Musliman Shqiptar, Ibrahim Hajdarmataj-drejtues shkolle e Liliana Gashi-specialiste arsimi.

1.

Pas një udhëtimi disi të gjatë, së pari, ky grup pune u prit me ngrohtësi e zhvilloi vizita mbresëlënëse në lagjet Tophanë e Çair, të qytetit të Shkupit, me shumicën dërmuese  banorë shqiptarë. Vizitë e  paharruar  ishte ajo në shkollën 9-veçare, me drejtore Merita Kolçin. Aty dhuruam libra për kolektivin e kësaj shkolle: I.Gashi, N.Selmani e M.Gecaj.

Me mbresa të paharruara ishte vizita në Komunën e Çairit, ku është drejtor i arsimit Shefqet Zekolli. Ndërsa kryetari i Komunës, Izet Mexhiti shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, e cila do t’i shërbejë qëllimit kryesor të saj: punës studimore  për përafrimin e teksteve mësimore, me përmbajtje kombëtare, që nga abetarja dhe sidomos gjuha e letërsia, historia e gjeografia, edukimi muzikor e figurativ etj.  Në shenjë nderimi e respekti, ai i dorëzoi secilit pjesëtar të grupit tonë, “Mirënjohjen” simbolike, me figurën e Skënderbeut, hipur mbi kalë.

Pastaj, para drejtuesve të gjitha shkollave shqipe në Maqedoni, u lexuan referate nga pjesëtarët e grupit tonë. Dr.Ibrahim Gashi, foli për synimet dhe punën  e bërë nga Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare (krijuar më 2009); Akademik Emil Lafe, për etimologjinë shqipe, me përmbajtje kombëtare; Prof.Dr. Hulusi Hako, për detyrat që dalin në studimin e teksteve shkollore ekzistuese, në të gjitha trevat shqiptare e në diasporë. Me interes të veçantë u ndoqën edhe disa  mendime të shprehura nga vendësit, si: Mitat Shaqiri, Nuhi Dardhishta, Dr.Teuta Agaj, Puntoria Ziko, Prof.Dr. Shukri Rrahimi, Qerim Lita, Reshat Kamberi, Ilmi Veliu, Besnik Rameti etj.

Në vazhdim, gjatë vizitave në këtë qytet, pamë Shtëpinë e Jashar be Shkupit, që ishte kthyer në muze të pasur. Administratori, Baki Halili na tregoi pjesë të historisë së këtij institucioni dhe na foli për reliktet, dokumentet e fotografitë etj. Aty u njohëm edhe me heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, Ismet Jashari-Kumanova e Tahir Sinani, ky nga Malësia e Gjakovës (Tropoja).

Gjatë vizitës sonë në Shkup nuk mund të mos e vizitonim dhe vendin, ku ka jetuar Nënë Tereza, si dhe Muzeun e pasur kushtuar asaj. Në këtë të fundit, disa kolegë tanë lanë dhe përshtypjet e tyre me shkrim.

2.

Lugina e Preshëvës, me qytetin me këtë emër dhe Bujanocin e Medvegjën, ndoshta, ishte kërshëria më e madhe për ne, në këtë udhëtim në tri shtete të Ballkanit. Dhe kjo gjë, natyrshëm,  është  më se shpjegueshme. Në kufi dolën për të  na pritur tre anëtarë të komisionit të IIKSH për arsimin në Preshëvë:  Alixhemal Saliu, Xhemaledin Salihu  e Musa Ajeti. Në ecje e sipër, ata na njohën me fshatrat shqiptare, që shtriheshin në të dyja anët e udhës së makinës. Na informuan se ky rajon autokton shqiptar ka 2 shkolla të mesme (gjimnaz e teknike) dhe disa shkolla 8-vjeçare.

Sapo hymë në Preshevë, kudo na ranë në sy mbishkrimet në gjuhën shqipe. Por, kryesorja, dëgjuam se sa  mirë e flisnin banorët vendës gjuhën e njësuar amtare shqipe. Këtë gjë e  vërejtëm edhe gjatë vizitave në shkollën e mesme teknike, me drejtor Telat Arifin dhe ku ka 1.300 nxënës e disa mësues. Kolegu ynë N.Selmani ndoqi një orë mësimi në klasën e parë dhe poetja Z.Hysa recitoi vjershën e saj të frymëzuar kushtuar vizitës në Preshevë, shkruar me këtë rast.

Në Gjimnazin “Skënderbeu”, me drejtor Abdurrahman Zylfiun, pamë bustin e Heroit tonë Kombëtar. Kjo shkollë ka 1.025 nxënës e 87 mësimdhënës, nga të cilët 18 serbë. Pas mbarimit të maturës, nxënësit i ndjekin studimet e larta në Prishtinë, Tetovë e Tiranë. Këtu botohet gazeta periodike “Gjimnazisti” dhe funksionon grupi letrar ”Migjeni”. Që nga viti 1964-1965, kanë përfunduar 11 mijë maturantë. Drejtor  i parë ka qenë Mehmet Jusufi, por dhe 10 drejtorët e tjerë kanë qenë shqiptarë.

Në afërsi të kësaj shkolle ndodhet një librari, ku ka tekste mësimore, por dhe letërsi artistike. Për këtë gjë, na foli punonjësja Fitore Emini, e cila dëshmoi se mësuesit e nxënësit janë të etur për të blerë libra e për të lexuar. Këtë gjë e vërejtëm edhe gjatë vizitës në Bibliotekën e qytetit, ku Vaxhid Mehmeti na tregoi se aty ka sektorë: për fëmijët, të rriturit dhe me literaturë shkencore. Kjo bibliotekë ka sektorë edhe në Miratoc, Rahovicë e Leran dhe numëron afër 1.000 lexues, të moshave të ndryshme.

Në konkursin e nxënësve recitues të shkollave të Luginës së Preshëves, që u zhvillua në sallën kryesore të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krasniqi”, interpretuan me mjaft pasion, kryesisht vajzat. Por aty recituan edhe pjesëtarët e grupit tonë, poetët Z.Hasa e N.Selmani, që u duartrokitën nga të pranishmit për vjershat e krijuara posaçërisht në këtë vizitë. Juria shpalli tre nxënëse fituese, nga Bujanoci e Presheva. Po kështu, gjatë asaj dite, ishin mjaft mbresëlënëse edhe takimet e përzemërta me kryetarin e klubit letrar “Feniks”, Bilal Maliqi; me arsimtarin e poetin e talentuar nga Bujanoci, Arsim Halili; me kryetarin e Shoqatës së Arsimtarëve, Xhemaledin Rexhepi etj.

Plot mbresa të bukura ishte hapja e një ekspozite me vizatime në shkollë, me temë Çamërinë,  nga mësuesi e poeti Namik Selmani. Gjithashtu, për teleshikuesit e Preshëvës folën e iu përgjigjën disa pyetjeve të drejtueses së TV lokal, për detyrat e veprimtaritë e I.I.K.SH, nga  Dr. I.Gashi, Prof.E.Lafe e Prof. H.Hako.

Në mbarim të vizitës në Preshëvë, patëm një takim me kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafa e përgjegjësin e kabinetit të saj, Fatlum Mustafa dhe me drejtoreshën e shkollës 8-vjeçare “Ibrahim Kelmendi”, Hafize Shaqiri. Ata shprehën kënaqësinë për vizitën tonë aty dhe pohuan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për studimin e teksteve  ekzistuese, me synim kryesor përafrimin e tyre dhe që të kenë përmbajtje kombëtare shqiptare.

Deri në kufirin me Kosovën, përsëri na shoqëruan mikpritësit tanë të pandarë, Alixhemali e Xhemaledini. Aty bëmë foto së bashku dhe premtuam se ky do të ishte vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të ndërsjelltë.

3.

Vendqendrimi ynë, i tretë dhe i fundit, ishte Prishtina. Disa nga ne e kishin vizituar atë edhe më parë. Megjithatë, emocione provoi secili nga ne, qëkur kaluam nëpër qytetin e Gjilanit dhe arritëm në qendrën kryesore administrative të Kosovës. Menjëherë, arritën aty  mikpritësit, Prof. Skënder Skënderi, Prof.Gani Pllana e Prof. Fasli Hajrizi, të papërtuar e dashamirë. Pastaj na shoqëruan në takimin me zv.kryetarin e Komunës së Prishtinës, Abdulla Hotin, drejtorin e arsimit Remzi Salihi, drejtoren e kulturës pranë saj, Vlora Dumoshi dhe arsimtaren e palodhur Mereme Berisha. Këta na uruan mirëseardhjen edhe në emër të kryetarit të Komunës, Isa Mustafa e dhanë një informacion të pasur për arsimin e kulturën në kryeqendrën e shtetit të tyre. Në këtë takim, si të ishin “ndërlidhësit” e të dyja palëve, natyrshëm u futën dhe kolegët e miqtë tanë, publicistët e gazetës arsimore “Shkëndija”, Vezir Ukaj e Sabit Jaha.

Në takimin e mësipërm, nga ana e grupit tonë folën Dr.I.Gashi, Prof.H.Hako, N.Selmani e ndonjë tjetër. Ndërsa  edhe vendësit u shprehën për nevojën e studimit e përafrimit të teksteve mësimore për të gjitha shkollat shqipe, në trojet shqiptare e në diasporë: S.Skënderi, M.Berisha e R.Salihi. Pikëtakimi ynë i përbashkët ishte puna për një lidhje më të frytshme ndërmjet institucioneve të Shqipërisë e të Kosovës, në fushën e arsimit tonë kombëtar.

Pjesë e rëndësishme e kësaj vizite, në Prishtinë, ishin takimet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me drejtues të saj, si Prof.Idriz Ajeti-Akademik. I një niveli të lartë ishte edhe pritja, që na u bë nga zv.ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Nehat Mustafa. Ndër të tjera, ai e përshëndeti nismën e IIKSH dhe tregoi se mendohet që së shpejti, në Ulqin të Malit të Zi, do të organizohet seminari i përvitshëm, për të diskutuar rreth abetares e teksteve tjera dhe, në përgjithësi, për mbarëvajtjen e shkollave shqipe në diasporë.

Në vazhdim të këtij turneu, ishte vizita e këndshme në mjediset e shkollës teknike “Xhevdet Doda”. Aty na pritën me ngrohtësi zv.drejtori Naim Janova dhe anëtarët e këshillit pedagogjik,  ndër ta Hysen Zenuni, si dhe nxënësit. Në emër të tyre, përshëndeti drejtori, Azem Jaha. Nga ana jonë foli Dr.I.Gashi, i cili dhuroi disa libra. Ndërsa mikpritësit na dhuruan punime të nxënësve. Kjo shkollë e mesme, me drejtim shkencat e natyrës, feston vitin tjetër 40-vjetorin e krijimit dhe tani ka mbi 1.500 nxënës, me 34 paralele e 50 mësimdhënës. Sivjet janë mbi 450 maturantë dhe, zakonisht, 80% e tyre i ndjekin shkollat e larta. Kjo shkollë e mesme është binjakëzuar me Gjimnazin “Petro N.Luarasi” të Tiranës. Këto ditë, maturantët e saj po bëjnë vizita në Durrës, Tiranë, Krujë etj.

Ne u “ngarkuam” me shumë mbresa e kujtime të bukura, kudo që shkuam gjatë atyre katër ditëve. Por, e paharruar e befesuese për të gjithë ne, ndoshta edhe pa dijeninë e drejtuesve të shkollës “Xh.Doda”, pasi bëmë jashtë një foto kolektive në hollin e mbrendshëm të ndërtesës dhe po largoheshim, nga të katër katet e saj, në forme katërkendshe, shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet e qindra nxënësve, me një akustikë të jashtëzakonshme, me të cilat na përshendetën e na nderuan, që vizituam shkollën e tyre, njëra nga më me tradita, në Republikën e Kosovës.

Megjithëse pak “jashtë portokollit” të këtyre vizitave të mësipërme, në shoqërinë e poetes Shefqete Goslaci, me  mbresa të paharruara e të pashlyera  ishte takimi me këngëtaren brilante të Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Me atë biseduam shumë ngrohtësisht, N.Selmani, Z.Hysa e M.Gecaj.

Është për t’u shënuar se në të gjitha takimet e bisedat: në Shkup, Preshevë e Prishtinë, kudo ne bëmë fotografi të paharruara me mikpritësit: nxënës e mësues dhe drejtues të arsimit, me poetë e shkrimtarë, me personalitete të jetës politike, arsimore, kulturore, shkencore etj. Ato do të mbeten si kujtime të paharruara në mendjen dhe zemrën e secilit prej nesh.

…Por veprimtaritë e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare nuk mbarojnë me kaq. Me një zë, të gjithë ramë në një mendje se përshtypjet tona nga ky udhëtim do t’i shkruajme e t’i botojmë në një libër. Në Preshevë na treguan se po përgatiten për një kuvend, që do të mbahet në muajin qershor 2011. Aty do të lexohen disa tema për punën e bërë, deri tani, për studimin e gjendjes së teksteve shkollorë, me boshtin e tyre kombëtar. Një vizitë e pritshme e grupit tonë parashikohet që të bëhet së shpejti edhe në Malin e Zi. Ndërsa sivjet, në shtator, do të jetë pika kulmore e këtyre veprimtarive, me një konferencë kombëtare, në kryeqytetin Tiranë.

Të gjithë besojmë e shpresojmë se kjo nismë me vlera të shumanshme arsimore e pedagogjike, por mbi të gjitha me theks atdhetar, do të gjejë mbështetjen e institucioneve të interesuara shtetërore, si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Diasporë, por dhe të fondacioneve e shoqatave të ndryshme. Se ketë gjë e kërkojnë edhe synimet tona të përbashkëta, për ta integruar arsimin, kulturën dhe shkencën shqiptare në rrjedhat e shoqërisë së përparuar europiane  e më gjerë.

Gjemë rastin që t’i përshëndesim dhe t’i falënderojmë nga zemra të gjithë mikpritësit tanë:  në Shkup, Preshevë e Prishtinë, për mjedisin vëllazëror e komod, që na krijuan kudo dhe për bashkëpunimin e mbështetjen e shprehur, në plotësimin e të gjitha detyrave, që ka për të realizuar në të ardhmen, Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare, me qendër në Tiranë.

Tiranë, 30 maj 2011 The prices range from two or three dollars help with college papers to $50 or more

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch