Home » Lajme » T’I BËHET E QARTË SERBISË

T’I BËHET E QARTË SERBISË

Vendimi i Qeverisë së Kosovë për të marrë kontrollin e dy pikave kufitare në veri të vendit ishte momenti i fundit kur shteti i Kosovës  duhej të vendoste autoritetin kushtetues në tërë territorin e vet. Janë pikërisht dy pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinë dhe Bernjak që u dogjën nga bandat serbe vetëm dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Që atëherë këto vendkalime kufitare u shndërruan në një shëtitore të lirë për strukturat paralele si dhe kontrabandistë e kriminelë serb të të gjitha ngjyrave. Boca nafte e sasi të mëdha armësh e droge u kontrabanduan në pikë të ditës, pa u penguar nga askush. Përderisa autobus, kamion e mauna qarkullonin, madje pa u kërkuar as dokumentet e identitetit! Kjo vetëm sa u jepte krah bandave të organizuara serbe për ta shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe në pjesët tjera të Kosovës, për çka mediet e formateve të ndryshme shpeshhere patën identifikuar edhe emra të personave të caktuar. Kështu, veriu i Kosovës jo pak filloi t’i ngjasonte vendeve ku sundonin  kartelet e drogës,  armëve,  duke damkosur kështu shtetin e ri, që për  pasoj  disa here nëpër  raporte të organizatave të ndryshme u rendit ndër shtetet më të korruptuara. Misioni EULEX, që ishte përgjegjës për sundimin e ligjit në Kosovë, jo vetëm  se nuk i pengoi kriminelët kontrabandistë dhe strukturat paralele serbe në veri, por, përkundrazi, me tërë mekanizmat e vet destruktiv u partnerizua me to, duke minuar kështu stabilitetin e shtetit të ri, Kosovës. E për financimin e tyre me miliarda euro të pista në vit u kujdes edhe vet Serbia.  Në anën tjetër shqiptarët e dëbuar që nga pas lufta u penguan të rikthehen në shtëpitë e tyre. Përderisa për ata që ende ishin aty, misioni EULEX përdori standarde të dyfishta. Me një fjalë, kriminalizimi i shqiptarëve dhe nëpërkëmbja e integritetit territorial të shtetit të Kosovës po vazhdonte edhe pas 12 vjetësh lufte. E gjithë kjo, përveç tjerash, i solli humbje të mëdha buxhetit dhe ekonomisë së varfër kosovare, duke ndikuar në ngecjen e zhvillimit dhe pengimin për të ecur përkrah vendeve të zhvilluara në familjen e madhe evropiane. Ishin 12 vjet  përpjekjeje të kota nga ana e udhëheqjes kosovare për t’iu  shmangur dhunës dhe zgjidhur situatën me dialog. E për çudi, edhe kur Qeveria e Kosovës vendosi të ndërmarr hapa ndryshe në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në tërë territorin e vendit, EULEX-i e refuzoi atë?! Vallë, atëherë cilin ligj apo drejtësi po na e mbrojtka  ky mision në Kosovë? Jo rastësisht Serbia edhe refuzoi dialogun me Kosovën, që vet e pati kërkuar. Ajo u mbështet fort në qëndrimet dhe veprimet e EULEX-it. Taktikat e tërheqjeve serbe ishin të njohura tanimë që në Rambuje, por edhe në proceset tjera pasuese, megjithëse çdo here dolën strategji të dëmshme për vet Serbinë. Kosova, e përcaktuar për respektimin dhe zbatimin e obligimeve ndërkombëtare, çdo here u dëshmua si partnere serioze  jo vetëm në rajon.  Gatishmëria për  bashkëpunim u tregua edhe në rastin e respektimit të marrëveshjeve siç është ajo e  CEFTA-s, sado që munguan përfitimet nga kjo. Respektimi i vulave doganore ndërshtetërore mes Kosovës dhe  Serbisë dhe zbatimi i reciprocitetit për qarkullimin e mallrave ishte një ndër të arriturat gjatë bisedimeve teknike. Por, tërheqja e Serbisë nga bisedimet e bllokoi zbatimin e marrëveshjes,  pasi  ato u shtynë deri në një kohë të përshtatshme, që supozohej të ishte shtatori, kur edhe pritet që Serbia të merr statusin e vendit kandidat për integrim në BE. Për këtë ajo u kujdes që shpejt e shpejt ta arrestoj edhe kriminelin tjetër të kërkuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Goran Haxhiq. Ishte kjo një lojë e zakontë e diplomacisë së paskrupullt serbe, që me gënjeshtra, dredhi e mashtrime të përvijohet në instancat më të larta ndërkombëtare, pikërisht duke anashkaluar obligimet e vet atyre, siç është respektimi i reciprocitetit apo edhe marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, pra edhe me Kosovën. Vendimi i Qeverisë sonë për  vendosjen e masave të reciprocitetit  ndaj produkteve serbe  ishte kryesisht pasoj e politikës destruktive serbe, që rezultoi edhe me urdhrin e Qeverisë për të vendosur kontrollin legjitim në doganat anë e këndë Kosovës. Kërkesa për të zbatuar  ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në tërë territorin e vet nuk është asgjë më shumë se detyrë e çdo qeverie në çdo shtet të botës. Andaj dhe është krejt i pakuptimtë refuzimi i EULEX-it për të zbatuar urdhrin e Qeverisë për shtrirjen e autoritetit të saj në tërë territorin e shtetit të Kosovës. Nuk ka dyshim se vendimi i Qeverisë jo vetëm se është vendim i drejtë, legjitim dhe  i marrë në kohën e duhur, por edhe i nevojshëm për të dëshmuar edhe një herë para vendit dhe botës se dalzotësit e Kosovës njashtu siç ditën të marrin vendime edhe në kohët më të vështira për çlirimin e Kosovës, njashtu dinë dhe munden ta ndërtojnë edhe shtetësinë  e saj.  Sulmet e ekstremistëve serb kundrejt Policisë së Kosovës dhe vrasja e policit Enver Zymberi, i shpallur nga kryetarja e shtetit Hero i Kombit, patjetër se duhet të jetë vërejtje dhe porosi, si për udhëheqjen politike,  ashtu  edhe për të gjitha institucionet e Republikës, por edhe për secilin nga ne, se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nuk ka çmim. Duhet aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetëror si një trup i vetëm, dhe t’u bëhet e qartë ekstremistëve serbomëdhenj në Beograd dhe kudo qofshin ata për borxhet e mëdha që kanë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës dhe se grabitja e tokave shqiptare një herë e përgjithmonë ka marr fund!

AUTORE: Elife Luzha                                                   29.07.2011, Prishtinë

 

As discussed in a research paper from the american journal of public health, cyberbullying and other online triggers have been known to http://www.trackingapps.org encourage suicidal tendencies among teens

2 Responses

  1. PROF.MR ZEJNULLAH MAKSUTI STUDIUES I SHKENCAVE FILOLOGJIKE

    JETA NE PRESHEVE
    Sot te jetosh ne Presheve do te thote te jetosh ne aventuren e nje endrreje te pashprese se nje do te behet ” mire ” .
    Rrefimi nis qe ketu bashke me fjalet shekspiriane to be or not to be – te jesh apo te mos jesh .
    Sindromi i ashtuquajtur nepotizem i papare nuk te le as edhe nje cast me tej te mendosh se jeta na paska kuptim ne kete skaj te ashtuajtur Lugine e Presheves me njerez qe ne shpirt kane vetem pushtetin ne miniature .
    Njerez te veshur me petkun e nje pushteti e qe krijojne rehati per nje grup individesh te caktuar tek te cilet shfaqet pameshirshem mendimi se vetem ata qe jane perkdhelurit e ketij pushteti mund dhe duhen te jetojne , te punojne e te kene lumturi familjare duke krijuar vende pune per dy , tre , kater, pese e me teper njerez nga rrethi i tyre famijlar .
    Sindromi i rrezikshem i quajtur NEPOTIZEM po merr nje intensitet me permasa te shfrenuara .
    Ky fenom i padeshirueshem po le plage te pasherueshme e me tendence edhe me te madhe per te rrezikuar skajshmerisht te ardhmen , jeten e atyre njerezve qe kane mbeturen ne meshiren e fatit .
    Pra te jetosh apo te mos jetosh me Presheve ? !!!!

  2. PROF.MR ZEJNULLAH MAKSUTI STUDIUES I SHKENCAVE FILOLOGJIKE

    JETA NE PRESHEVE
    Sot te jetosh ne Presheve do te thote te jetosh ne aventuren e nje endrreje te pashprese se nje dite do te behet ” mire ” .
    Rrefimi nis qe ketu bashke me fjalet shekspiriane to be or not to be – te jesh apo te mos jesh .
    Sindromi i ashtuquajtur nepotizem i papare nuk te le as edhe nje cast me tej te mendosh se jeta na paska kuptim ne kete skaj te ashtuajtur Lugine e Presheves me njerez qe ne shpirt kane vetem pushtetin ne miniature .
    Njerez te veshur me petkun e nje pushteti e qe krijojne rehati per nje grup individesh te caktuar tek te cilet shfaqet pameshirshem mendimi se vetem ata qe jane perkdhelurit e ketij pushteti mund dhe duhen te jetojne , te punojne e te kene lumturi familjare duke krijuar vende pune per dy , tre , kater, pese e me teper njerez nga rrethi i tyre famijlar .
    Sindromi i rrezikshem i quajtur NEPOTIZEM po merr nje intensitet me permasa te shfrenuara .
    Ky fenom i padeshirueshem po le plage te pasherueshme e me tendence edhe me te madhe per te rrezikuar skajshmerisht te ardhmen , jeten e atyre njerezve qe kane mbeturen ne meshiren e fatit .
    Pra te jetosh apo te mos jetosh me Presheve ? !!!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch