Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Bibliotekat shfrytëzojnë klasifikimin dhjetor universal të materialit bibliotekar, do të thotë klasifikojnë ndonjë libër, dokument, artikull në veprimtarinë bibliotekare-informative. Klasifikimi do të thotë identifikim i përbërjes dhe përcaktim i vendit në sistemin të lëmive shkencore-profesionale.
Klasifikimi i shkencave daton nga koha antike : Platoni, Demokriti, Aristoteli. Që nga viti 1876 është në përdorim klasifikimi decimal i Melwil Dewey, njërit prej bibliotekarëve më të njohur në Amerikë.Ai ishte themelues i Shoqatës së Bibliotekarëve në Amerikë.
Në mbështetje të sistemit të klasifikimit të Dewey, më 1905 lind Tabela e Klasifikimit Dhjetor Universal të dy autorëve belg-jurista Paul Otlet dhe Henry La Fontaine.
Kështu të gjitha dituritë, njohuritë, mendimet dhe aktivitetet njerëzore ndahen në 10 grupe themelore, prej 0 deri 9, të cilat tutje ndahen në 10 nëngrupe,0-9, të cilat vazhdojnë edhe më tutje të ndahen në 10 nënnëngrupe e kështu me radhë.
Tabela e Klasifikimit dhjetor universal është e pranuar nga Shoqata e Bibliotekave dhe Bibliotekarëve Botërorë.
Grupet kryesore janë:
0 grupa e përgjithëshme
1 filozofia
2 religjioni
3 shkencat shoqërrore
4 grupa vakante
5 shkencat natyrore
6 shkencat aplikative
7 arti, sporti
8 gjuha, letërsia
9 gjeografia, biografia, historia
0 | Science and Knoëledge. Organization. Computer Science. Information Science. Documentation. Librarianship. Institutions. Publications |
1 | Philosophy. Psychology |
2 | Religion. Theology |
3 | Social Sciences |
4 | vacant |
5 | Mathematics. Natural Sciences |
6 | Applied Sciences. Medicine, Technology |
7 | The Arts. Entertainment. Sport |
8 | Linguistics. Literature |
9 | Geography. History |
Në grupën 2 janë të përfshirë të gjitha religjionet dhe teologjitë botërore, në mesin e të cilëve është edhe Islami, Feja islame, e cila merr numrin e nëngrupës 28.
Grupa 2 është e ndarë kështu në 10 nëngrupa:
21 Religjionet parahistorike dhe primitive
22 Religjionet e Lindjes së Largët /religjionet e Kinës dhe Japonisë-taoizmi, shintoizmi/
23 Religjionet e nënkontinentit të Hindisë/veda, hinduizmi/
24 Budizmi/budizmi tibetian, zen budizmi/
25 Religjionet e vjetra/religjioni i Egjiptit, religjioni i Mesopotamisë, religjionet iraniane, mitologjia greke dhe romake, shamanizmi, religjionet europiane/
26 Judizmi
27 Krishtërimi
28 Islami
29 Lëvizjet shpirtërore bashkëkohore
21 Prehistoric and primitive religions
22 Religions originating in the Far East
23 Religions originating in Indian sub-continent. Hindu religion in the broad sense
24 Buddhism
25 Religions of antiquity. Minor cults and religions
26 Judaism
27 Christianity
28 Islam
29 Modern spiritual movements
Më pastaj Islami degëzohet kështu:
281 Sufizmi
282 Sunni, Sunnite Islam
284 Shi’a, Shi’ite Islam
285 Babi-Baha’i
286 Baha’i
281
Sufism
282
Sunni. Sunnite Islam
284
Shi’a. Shi’ite Islam
285
Babi-Baha’i
286
Baha’i
Islami dallon në klasifikim dhjetor universal nga gjuha dhe letërsia e popujve arabë. Derisa Islami i takon nëngrupës 28, gjuha dhe letërsia e popujve arabë i takon grupës 8.Gjuha e popujve arabë klasifikohet me shenjën: 811.411.21 , ndërsa letërsia e popujve arabë me shenjën: 821.411.2 që dallon rrënjësisht nga mendimi islam,me shenjën 28, i cili klasifikohet tek grupa 2, ku klasifikohen të gjitha religjionet dhe teologjitë botërore.
Bibliotekat në gjuhën shqipe, sidomos bibliotekat fetare duhet ta dallojnë materialin bibliotekar islam nga materiali bibliotekar i gjuhës dhe letërsisë së popujve arabë. Në materialin bibliotekar hyjnë librat, dokumentet, video kasetat, filmat, e tjerë.
PRESHEVË, më 18 gusht 2015