Home » Lajme » Tadiq: Serbia nuk ka interes të bllokojë jetën në Kosovë, as të bllokojë këmbimin e mallrave dhe shërbimeve, por ka interes të gjejë një zgjidhje

Tadiq: Serbia nuk ka interes të bllokojë jetën në Kosovë, as të bllokojë këmbimin e mallrave dhe shërbimeve, por ka interes të gjejë një zgjidhje

Serbia nuk ka interes të bllokojë jetën në Kosovë, as të bllokojë këmbimin e mallrave dhe shërbimeve, por ka interes të gjejë një zgjidhje, ka thënë presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, por kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, njoftojnë mediet e Beogradit. Në emisionin “Svedok” (Dëshmitari) të RTS-së, ai ka thënë se partnerët nga bashkësia ndërkombëtare e thonë haptas që nuk presin që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, por vet Serbia dëshiron të gjejë një zgjidhje për këtë konflikt, siç e quan ai situatën ndërmjet dy vendeve. “Ka njerëz që flasin për ndarje, marrëveshje si të dy Gjermanive, Tirolin e Jugut, ka modalitete të ndryshme”, është shprehur Tadiq. Ai ka shtuar se Serbia para se të anëtarësohet në BE dëshiron të gjejë një zgjidhje për çështjen e statusit të Kosovës. “Duhet të jemi të gatshëm për çdo modalitet dhe mendoj se kemi një politikë të mirë. Kemi paraqitur një rezolutë të përbashkët me vendet e Bashkimit Evropian, por ne kemi vijat tona të kuqe”, citohet të ketë thënë Tadiq.RTV Presheva

Or, ditch the http://domyhomework.guru/ v-day specifics and just get the kids talking about love, any time of the year

One Response

  1. Preshevarja 65 thotë:

    Pash nje ZOT O TADIQ shkau,po per qfar marrveshje e ke fjalen bre?…
    Luj luj hiq ske faj ti jo?!;fajet i ka EVROPA kurv qe e lun vallen qysh pi bini ju DEFIT…
    Po dine se esht nje ZOT mbi te gjitha ne ket planet dhe i din dredhit e juve dhe evropes,..
    Mjaft me se i dim shum mir ne SHQIPTARET se qfar BOLLA ne bark keni…
    dhe qfar ZGJIDHJE keni ju per NE…
    LUS ZOTIN QE AT ZGJIDHJE qe mendoni ju per NE te jav DERGOJ SI DHURAT JUVE…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch