Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Tahiri krenar që barti flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse

Tahiri krenar që barti flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse

Skitari Albin Tahiri, që ka fituar normën olimpike në pesë disiplina, është shprehur tejet krenar.

Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Albin Tahiri është garuesi i vetëm dhe ishte ai që barti flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse.
Ekipi i Kosovës përbëhej edhe nga kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, trajneri Agim Pupovci, shefi i misionit Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.


Skitari Albin Tahiri, që ka fituar normën olimpike në pesë disiplina, është shprehur tejet krenar.
“Është ndjenjë e papërshkrueshme, sidomos bartja e flamurit. Po ndihem shumë krenar. Shpresoj që edhe populli i Kosovës është ndier krenar. Ky është vetëm udhëtimi i një rruge të gjatë”, tha Tahiri pas ceremonisë hapëse.

Ai do të garojë në pesë disiplina të ndryshme, derisa garat e para do t’i ketë më 11 shkurt.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch