Home » Lajme » Taip MUSTAFI: Deri ne frymen e fundit do t’i qendroj besnik betimit per bashkim kombetar!

Taip MUSTAFI: Deri ne frymen e fundit do t’i qendroj besnik betimit per bashkim kombetar!

(Reagim per publikun kombetar shqiptar dhe ne vecanti per shqiptaret nen IJRM)

Qe te shkruaj kete shkrim me shtyri zoti Talat Xhaferi (gospodin Tale), nje funksionar ky i BDI-se dhe kandidat per deputet ne Sobranien e Maqedonise, i cili (ne tubimin e mbajtur me 23 maj 2011) ne fshatin Balindoll te Gostivarit ma ka permendur edhe emrin t’im, si komandant Vardari.

Paraprakisht, para se te merem me gospodin Talen (Talat Xhaferin), dua tua bej me dije te gjitheve atyre ne BDI, se une Taip Mustafi, si pjesmares ne luften e Kosoves dhe njeri nder organizatoret e zones se Gostivarit (ne vitin 2001), nuk kam shkuar ne keta luftra me laps ne dore se cka dot isha une dhe cka do te fitoja pas luftes…

Me shume bindje e them se pjesmarjen ne luftra nuk e kam bere per tu bere funksionar i Sobranies se Maqedonise, sikurse ju tufa e vrasesve te shqiptareve, ju qe shitet gjakun e deshmoreve, ju qe shkelet invalidet e luftes, ju qe vrate dhe burgoset te gjithe ata qe nuk u pajtuan me diletantizmin tuaj dhe ju qe per kete karike jeni te gatshem te beni edhe ate qe se keni bere deri tani.

Prandaj, edheju them se, mos e permendni emrin t’im neper tubimet tuaja sepse, me fyeni moralisht dhe ma njollosni edhe gjakun qe e kam derdhur ne Kosoven Heroike, krah per krah me Heroin e Kombit, Ismet JASHARI-KUMANOVA.

Sidomos ty gospodin Tale po ta rikujtoj se, me 2001 dhe pikerisht ne muajin qershor, kur keta shoket e tu, qe tani i ke shoke vetem per interesa personale dhe asesi per interesa kombetare, kur kane dasht me te vra, isha une ai qe personalisht te kam shpetuar prej liquidimit fizik si nje oficer i dyshimt qe ne UCK-ombetare kishe ardhur me porosi te UDB-se.

Kete reagim e bej, sepse ju bandat e BDI-se duhet ta dini se une jam po ai qe kam qene me pare dhe nuk aderoj ne asnje parti politike si gjithe ju te tjeret qe i nderrojne partit si…, dhe sa here iu ofrohet mundesia dhe ua kerkon edhe interesi personal.

Ju lus, per her te pare dhe te fundit, juve bandave te BDI-se qe te mos merreni ma me mua se, ne te kunderten, do te jesha i detyruar tua zbuloj te gjitha te palarat qe i keni bere gjat vitit 2001 .

Betimi i UCK-se nuk ishte bere per te shitur interesat kombetare, por ishte bere qe te jemi ne sherbim te ketij populli shume te vuajtur dhe bashkimi kombetar.

Autori njekohesisht eshte edhe ideator i 3 (tre) karikaturave te publikuara te: www.fdbk-online.org

Gostivar, me 25 maj 2011

You don’t free cell phone spy apps know where the aggression is coming from, he told the paper

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch