Home » Kulturë » Takim me juritë e tri kategorive të Çmimit AIITC (Edicioni 10-te)

Takim me juritë e tri kategorive të Çmimit AIITC (Edicioni 10-te)

INSTITUTI SHQIPTAR I MENDIMIT DHE I QYTETËRIMIT ISLAM
ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT AND CIVILIZATION
Në prag të ceremonisë për ndarjen e çmimeve AIITC 2017, pranë Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam u mblodhën juritë e kategorive të këtij çmimi, për shqyrtimin dhe shpalljen e fituesve, konkretisht për kategoritë: “Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame”, “Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë” dhe kategoria: “Krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë ose në poezi” me temë: “E bukura në shpirt dhe në jetë”.

Për kategorinë e librit anëtarë të jurisë këtë vit janë prof. dr. Feti Mehdiu, prof. Emil Lafe dhe prof. Gjergji Sinani, të cilët me profesionalizëm kanë shqyrtuar të gjitha punët e paraqitura në këtë konkurs.

Prurjet e librit këtë vit ishin të larmishme, në fusha të ndryshme si kulturë, fe, histori apo shkencë. Konkurrentët pjesëmarrës janë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Veprat e autorëve në konkursin “Çmimi AIITC” prezantohen për herë të parë për publikun shqiptar.

Në takimin vlerësues mes anëtarëve të jurisë, të cilët përgjatë 3 muajve analizuan me përpikëri veprat e autorëve, u finalizua me rënien dakord në përzgjedhjen e fituesve.

Takimi me jurinë e pikturës u zhvillua në studion e piktorit Buron Kaceli, i cili është dhe kryetari i kësaj jurie. Së bashku me anëtarët Sefedin Stafa dhe Agim Dervishi, shqyrtuan prurjet e këtij konkursi me peizazhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Në fund të takimit juria vendosi fituesin, i cili do të shpallet për publikun ditën e ceremonisë. Ndërsa peizazhet që morën pjesë në konkurs do të ekspozohen për të pranishmit gjatë ceremonisë së “Çmimit AIITC” 2017.

Gjatë takimit të jurisë për krijimtarinë e moshave të reja, e përbërë nga prof. Agron Tufa dhe anëtarët Agim Baçi dhe Alban Bala, pas shqyrtimit të konkurrentëve, u miratuan fituesit për këtë kategori.

Në takim u diskutua edhe mbi nxitjen e të rinjve jo vetëm në qytete, por në çdo cep të trojeve shqipfolëse, që të marrin pjesë në këtë konkurs me krijimtaritë e tyre. Në fund të takimit juria vendosi emrat e fituesve, duke i përkufizuar me motivacionin përkatës të çdo krijimtarie.
Ceremonia e “Çmimit AIITC” për shpalljen e fituesve do të mbahet ditën e hënë, datë 6. 11. 2017 në Hotel Rogner, salla “Antigonea”. Në këtë vit jubile, ky aktivitet do të ketë një atmosferë të ngrohtë festive, ku do të jenë të ftuar emra të njohur të artit, letërsisë, fushës shkencore dhe kulturës islame.
Kontaktoni në adresën:
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam
Adresa: Rruga.” Isuf Elezi”, No.10, Vilat Selitë P.O. BOX. 2905,
Cel: +355 (0) 67 20 63 709; Tel: +355 (0) 4 2215 087 + 355 (0) 4 2215 089;
Website:www.aiitc.net; E-mail: contact@aiitc.net;

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore