Home » Lajme, Vendore » TAKIM ME SHOQATA NGA KOSOVA LINDORE

TAKIM ME SHOQATA NGA KOSOVA LINDORE

Më datë 16.12.2012. Shoqata ,,Vatra’’ kryesuar nga Kryetari Sejdulla Kadriu dhe anëtarët e Kryesisë, pritën përfaqësuesit e Shoqatës së ,,Muhagjerëve’’ Reshat Avdiun dhe të Shoqatës ,,Besëlidhja e Re’’ Sadik Sadiku dhe Mehmet Hyda, që të dyja nga Komune e Preshevës.

Pas një shpalosje të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme të Shoqatës, Kadriu informoi edhe për aktivitetet e Rinisë dhe të Forumit të Gruas në formim e sipër, duke i falënderuar  qytetarët e Gjilanit për përkrahje në realizimin e projekteve të Shoqatës ,,Vatra’’.  Gjithashtu, informoi edhe për takimet dhe premtimet që na janë dhënë nga përfaqësuesit e institucioneve dhe partiake të Kosovës, për çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, sado që ato tani po rrjedhin ashtu siç nuk kemi dëshiruar ne. Në plotësimin e të dhënave u angazhuan edhe Mustafë Shaqiri, Avni Veliu, Ismet Tafili, Faik Jonuzi, Gani Shaqiri, Kushtrim Kadriu të ghithë anëtarë të kryesisë së Shoqatës.

            Reshat Avdiu prezantoi të dhënat  për dokumentarin që janë duke e përgatitur lidhje me të dhënat pronësore në fshatrat e Toplicës e më gjërë, një projekt shumë voluminoz dhe i mirëseardhur për pronat e shqiptarëve në këto pjesë të trojeve tona, që janë marrë me dhunë në spastrimet e njohura serbe të viteve 1878-1880. Për të dokumentuar pronësinë duhet të hulumtojmë në arkivët e ndryshëm, në Stamboll, Vjenë, Berlin, Romë etj. E për të bërë këtë duhen mjete, ngase mendojmë se ia vlen të angazhohemi edhe më shumë për këtë qëllim. Ndërsa Sadiku informoi për takimin që është mbajtur në Krujë ku është formuar Shoqata ,,Besëlidhja Re’’.  Ndërsa  ,,Vatra’’ i premtoi bashkëpunim  të ndërsjellë dhe ndihmë reciproke.

 

Gjilan, më 17.12.2012                                                          Zyra për informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch