Home » Lajme, Ndërkombëtare » Takim tejet i frytshëm me bashkëatdhetarë në Austri

Takim tejet i frytshëm me bashkëatdhetarë në Austri

Me datë 30.11.2013 dhe 01.12.2013 përfaqësues të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore në Zvicër, në krye me Xhelal Memetin – kryetar,  si dhe Ahmet Bektashin- nënkryetar, e Skender Ismailin – arkatar, vizituan bashkëatdhetarët tanë mërgimtar në Austri të cilët gravitojnë në Wels dhe Linz, e që janë të organizuar në 3 (tri) shoqata të ndryshme në Oberlandin e Austrisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e Shoqatës „Dardania“ me në krye z.Mehdi Prushi – kryetar, të Shoqatës „Ilirët – një kulm mbi kry“ me në krye z.Halit Ramadani dhe të Shoqatës „Mërgimi“ me kryetarin z.Miftar Zagraxha.                                                              Temë diskutmi në këtë takim ishte projekti aktual i fondit humanitar për ndër- timin e shtëpive në Kosovën Lindore familjeve pa kulm mbi kokë me qëllim të parandalimit të rrënimit të shëndetit të atyre familjeve dhe gjithësesi parandalimit të shpërnguljeve të shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore – Kosova Lindore.
     Përfaqësuesit e shoqatave në Austri, si dhe bashkëatdhetarë të tjerë, të prani- shëm në këtë takim, u shprehën të entuziazmuar me këtë projekt të fondit humanitar, për çka u deklaruan se e mbështesin pa kurrëfarë rezerve dhe se do të qëndrojnë përkrah kryesi- së së fondit deri në realizimin përfundimtar të këtij aksioni. U vendos që nga udhëheqës të këtyre shoqatave të punohet në drejtim të formimit të një këshilli të këtij fondi i cili bashkë- atdhetarëve mërgimtar në Austri do tu sqarojë karakterin dhe qëllimin e këtij aksioni dhe i cili do të udhëheqë aktivitetin për mbështetjen dhe realizimin sa ma me sukses të këtij projekti kombëtar.                                                                                                                                               Kontribut pozitiv këtij takimi i dhanë edhe pjesëmarrës të tjerë si z.Dul Krasniqi, z.Nexhat Ibrahimi dhe shumë të tjerë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch