Home » Lajme, Vendore » TAKIM ZYRTAR I FRYTSHËM ME Z.SHQIPRIM ARIFIN, KRYETAR I KOMUNËS SË PRESHEVËS

TAKIM ZYRTAR I FRYTSHËM ME Z.SHQIPRIM ARIFIN, KRYETAR I KOMUNËS SË PRESHEVËS

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Takim me z. Arifi

Sot, më 17 gusht 2016, delegacionin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të Xhemaledin Salihu, kryetar, Mustafë Ahmeti, sekretar dhe Naser Duraku, arkatar e priti Z. Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës. Në takim ishte prezent edhe Z. Gazmend Selmani, shef i Kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës.

Në këtë takim të përzemërte dhe të frytshëm për të dy palët, kryetari i SHTKK-së e njoftoi Z. Shqiprim Arifin, kryetar komune, me punën dhe veprimtarinë e Shoqatës që nga themelimi i saj, më 2010, në pika të shkurtëra.

 

Poashtu kryetari i komunës u njoftua për disa projekte dhe propozimë që dolën nga Shoqata e përmendur,  të cilat Z.Shqiprim Arifi, kryetar komune i ndëgjoi me vëmendje dhe për të cilat në shumicën e propozimeve u dha pëlqimi nga ai si dhe u dakorduan të dy palët.

Në këtë takim u bë fjalë për një projekt të Shoqatës, organizimi i një Konference shkencore, e cila është në përgatitje e sipër, me titull pune :”Çështja e Luginës së Preshevës dhe riaktualizimi ndërkombëtar i saj” që duhet të mbahet në pjesën e dytë të vitit 2016.

Shoqata ngriti çështjen e themelimit të një Instituti apo Qendre Rajonale të Kulturës  dhe Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku do të punësohen kuadro profesionale: arkeologë, arkitektë, ndërtimtarë, historianë e tjerë.

 

Shoqata ngriti çështjen e trasimit të rrugës deri te Kalaja e Preshevës, gjegjësisht nga rruga rajonale Preshevë-Gjilan, nëpërmjet Livadhit të Shehut, nëpërmjet vendit Valë/Valevë/ deri tek Kalaja e Preshevës, nëpërmjet kësaj rruge do të vizitohet Kalaja, por edhe bukuritë natyrore të Livadhit të Shehut dhe të Valës.

Kryetari i komunës u inkuadrua në këtë propozim dhe tha se ky do të jetë një projekt i ardhshëm edhe për turizmin malor të kësaj pjese të Karadakut.

Idenë për një Muze, Arkivë Rajonale në Luginë të Preshevës e kishte synim edhe kryetari i komunës, i cili elaboroi se janë bisedat dhe po hartohen projekte konkrete lidhur me zgjidhjen e Myzeut dhe Arkivës.

Poashtu me kryetarin e komunës u bisedua për rregullimin e qendres së Preshevës, gjegjësisht për rregullimin e busteve të Abdulla Krashnicës dhe Dushan Tojagës, për të cilën kryetari u shpreh se u arrit marrëveshja më Entin për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish, i cili do ta rregulloj Qendrën dhe bustet me një projekt konkret, lidhur me monumentet në qendër.

Idenë për themelimin e Unionit të Shoqatave Jo Qeveritare, kryetari e përkrahu dhe kërkoi që kjo inicitivë të përshpejtohet.

Vlen të theksohet se kërkesa e Shoqatës për një lokal të Shoqatës apo Unionit u mirëprit nga kryetari i komunës së Preshevës.

Takim me z. Arifi 2Në këtë takim u bisedua edhe për shumë çështje të tjera që e tangojnë komunën e Preshevës, për të cilat palët shprehën gatishmëri për një bashkëpunim të sinqert, për të cilat Shoqata është e gatshme që të jap kontributin e saj në drejtim të mbrojtjes dhe ruajtjes së Trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Për këto shprehi gatishmëri edhe kryetari i komunës që me projekte konkrete të realizohet synimi i përbashkët, në kultivimin. mbrojtjen dhe ruajten e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

 

Në fund të themi se delegacionin e SHTKK-së e priti edhe Z.Xhelal Mehmeti, zëvendës kryetar i komunës, me të cilin u bisedua për disa projekte konkrete, në drejtim të shfrytëzimit të mjeteve nga Ministria e Kulturës së Republikës të Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch