Home » Lajme, LPD » Takimet ndërkomunale: Bujanoc-Gjilan: ASHPËRSOHET GJENDJA E SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

Takimet ndërkomunale: Bujanoc-Gjilan: ASHPËRSOHET GJENDJA E SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

Dje, keyetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, z. Jonuz Musliu, vizitoi Komunën e Gjilanit, me ç’rast zhvilloi një takim pune me njeriun e parë të kësaj komune z.Qemajl Mustafa.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi e kryetarit të Komunës së Gjilanit, me problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës e posaçërisht ata të Komunës së Bujanocit.

Fillimisht z. Musliu e njoftoi kryetarin e Komunës së Gjilanit për gjendjen alarmante të banorëve të Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe fshatrave të Komunës së Medvegjës, në këto ditë të vështira dimri, zona kufitare të cilat nga të reshurat e d endure të borës janë të izoluara totalisht. Ai, gjithashtu, potencoi angazhimet maksimale të Shtabit të emergjencës në nivel komune, të cilët po mundohen t’u dalin në ndihmë qytetarëve të këtyre zonave.

Gjatë këtij takimi u theksua nevoja e zbutjes së policave kufitare, të cilat janë të papranueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, tarifa të cilat assesi nuk duhet nivelizuar me ato që parashihet për mërgimtarët, të cilët një apo dy herë në vit u bie të vijnë në vendlindje, ndërsa shqiptarët e këtyre komunave për shkak lidhjeve familjare, biznesit dhe shkollimit, janë të detyruar për çdo ditë të kalojnë këta kufij shtetërorë.

Gjithashtu shqetësuese gjatë këtij takimi u paraqite edhe gjendja e të të dëbuarëve nga Malësia e Bujanocit, të cilët pa dëshirën e tyre u detyruan dhunshëm t’i lënë vatrat stërgjyshore për të kërkuar shpëtim në Gjilan dhe qendra të tjera kosovare. Statusi i këtyre banorëve akoma nuk është zgjidhur, ata kanë telashe të pajisen me dokumente identifikimi qoftë në Gjilan ashtu edhe në komunat prej nga janë shpërngulur.

Kryetari i Komunës së Gjilanit. Z. Qemajl Mustafa, e siguroi kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, se do të angazhohet maksimalisht për ta ngritur në nivele më të larta shtetërore e ndërkombëtare problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa përjashtuar edhe problemin e policave kufitare, problemin e të të zhvendosurve etj.

Në fund të këtij takimi, z Musliu, e ftoi për një vizitë z. Mustafa në Komunën e Bujanocit, të cilën ftesë, ai, e pranoi me kënaqësi, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch