Home » Lajme, Rajonale » Takimi i nesërm Thaçi-Daçiq, ndër më të vështirët

Takimi i nesërm Thaçi-Daçiq, ndër më të vështirët

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiq në Bruksel, pritet të  jenë nga më të vështirit që nga nisja e tyre 2 vjet më parë. Në këtë takim si rend dite pritet të jetë çështja e veriut të Mitrovicës,  përkatësisht, strukturat paralele atje, raporton KTV. Shoqëria civile në Kosovë thotë se pavarësisht vështirësive që ka ky takim, Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëjë ndonjë marrëveshje që bien ndesh me rendin kushtetues të vendit. Dren Doli, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, nuk pret që Beogradi të heqë dorë nga strukturat e saj paralele, e nga ana tjetër, Kosova nuk mund të dalë jashtë organizimit kushtetues. Ndërsa, Adem Beha nga Instituti Kosovar i Paqes, vlerëson se takimi ndërmjet  dy kryeministrave është vetëm formal, ngase nuk pritet ndonjë marrëveshje. Sipas tij, është e vështirë që pala serbe të pranojë një shpërbërje të strukturave, të cilat janë të vendosura prej 13 vjetësh.Arritja e një marrëveshjeje për shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Kosovës, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe përmbyllja e kapitullit të konfliktit midis dy shteteve, janë qëllimet të cilat Qeveria e Kosovës synon t’i arrijë në bisedimet me Serbinë. “Qëllimet tona janë të qarta dhe ato përfshijnë arritjen e një marrëveshjeje për ushtrimin e gjithë autoritetit tonë në çdo cep të Kosovës, shpërbërjen e të gjitha strukturave ilegale në veri dhe ndërlidhjen e komunitetit serb me institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch