Home » Lajme » Takimi Zaev-Bërnabiq: kufiri Llojan-Miratoc nuk hapet

Takimi Zaev-Bërnabiq: kufiri Llojan-Miratoc nuk hapet

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shuan shpresat e banorëve të Llojanit dhe Miratocës për hapjen e paralajmëruar të kufirit që lidh dyja vendet. Bërnabiq tha se nuk ka të bëjë me politikën apo faktin që ajo zonë është e banuar me shqiptarë, por në aspektin ekonomik është e pa pranueshme.

E di që ekziston nevoja për banorët e asaj zone, por nga konstatimet e grupeve të punës për këtë çështje, do të shohim në të ardhmen a do të ketë logjik të hapet ky vendkalim kufitar. Kjo është çështje e resurseve dhe kohës. Nuk ekziston dilemë politike apo çështje e diskutueshme që i ikim ne, por kemi formuar grupe të punës të vlerësojnë se kjo pikë kufitare vetëm 17 km larg kufirit shtetëror Tabanoc-Preshevë, për momentin nuk është prioritet i yni”- pohoi Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.
Bëhet fjalë për familjet në dy anët e kufirit dhe nga këtu vijnë kërkesat. Këtu jemi që gjithçka të bëjmë për të mirën e qytetarëve. Por duhet të gjejmë mënyrë se si do ta mbajmë atë kufi, sa shërbime duhet të punojnë atje, për oraret e punës. Kështu që mbetemi të fokusuar në këtë çështje me qëllim që të dalim në shërbim të qytetarëve, por analizat janë për ato arsye se s’ka leverdi”-theksoi Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Zaev e Bërnabiq këto komente i bënë në konferencën e përbashkët pas promovimit të pikës së përbashkët kufitare në Tabanoc. Projekti i ashtuquajtur “One stop shop”, nga kryeministri Zaev u vlerësuar si kurora e fqinjësisë së mirë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch